Kreu Aktualitet Rama nga Roma: Italia ndër miqtë më të afërt pas tërmetit

Rama nga Roma: Italia ndër miqtë më të afërt pas tërmetit

236
0

Kryeministri Rama në një videomesazh pas përfundimit të vizitës në Romë: “Sot në Romë kemi kryer dy takime te rëndësishme me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm ne funksion te Rindërtimit, ne vigjilje te Konferencës se Donatoreve për Shqipërinë, e cila do te mbahet ne 17 shkurt ne Bruksel nen kujdesin e Presidentes se Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen. I kam falenderuar natyrisht kryeministrin Conte dhe ministrin e Jashtëm Di Maio për ndihmën e paçmuar te Italisë mike, qysh ne orët e para pas tërmetit shkatërrues te 26 nentorit. I kam informuar per punen qe kemi bere me planet e rindertimit si edhe me raportin e demeve, i cili pritet te perfundoje se shpejti ne bashkepunim me Bashkimin Europian dhe Kombet e Bashkuara. Shifra perfundimtare nuk ka dale ende por te dhenat e deritanishme na japin nje shume qe rrotullohet rreth miliardit ne euro. Ne do te bejme cmos edhe me ndihmen e miqve te medhenj te Shqiperise, ku Italia eshte nder me te afertit, qe Konferenca e Donatoreve te jete nje sukses, nderkohe qe e kemi shume te qarte qe per te permbushur te gjithe nevojen nuk do te mjaftoje. Por jemi te mirepergatitur per te vijuar me veprime te tjera kurajoze ne aspektin financiar, duke perfituar nga qendrueshmeria e larte makroekonomke qe kemi ndertuar ne keto vite, si edhe duke kombinuar disa skema financimi per Rindertimin – gjithnje pa ndeprere apo reduktuar programet e tjera te zhvillimit e te mbrojtjes sociale.  Jam shume mirenjohes dhe i inkurajuar nga vemendja e veçante dhe gatishmeria e plote e autoriteteve me te larta italiane, nderkohe qe do te vijojme me takimin me Kancelaren Merkel ne fillimjaven e ardhshme e me te tutje edhe me disa kontakte te tjera te nivelit te larte. Me vjen t’ju informoj se planet e rindertimit po ecin shpejt dhe brenda kalendarit te parashikuar per te mundesuar fillimin e ngritjes se shtepive te para ne pranvere dhe perfunduar me shtepite individuale ne zonen e fshatit, brenda vitit 2020.  Po punohet edhe me planet e zonave te rindertimit ne qytetet e prekura, ku nderhyrjet do te jene masive dhe procesi i projektimit natyrshem pak me i gjate. Por jemi brenda afateve te percaktuara dhe nderkohe eshte e qarte per te gjithe se do te vijojme t’u paguajme qerane e shtepise ku jane sistemuar, deri kur t’i kthejme ne apartamentet e reja. Gjithashtu jemi brenda afateve edhe me kalendarin e rindertimit te shkollave ne zonen e prekur, si edhe te spitalit te Laçit si dhe qendrave shendetesore.  E di shume mire qe per njerezit e prekur çdo dite eshte e gjate dhe pritja eshte e lodhshme, por ju lutem te gjitheve te mirekuptojne nevojen per durim dhe te kene besim te plote se nuk do t’i leme kurre vetem.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.