Kreu Aktualitet Rama shoqëron Aurelin dhe Alesjon në ditën e parë të shkollës

Rama shoqëron Aurelin dhe Alesjon në ditën e parë të shkollës

341
0

Kryeministri Edi Rama përcolli sot në ditën e parë të shkollës Aurel Lalën dhe Alesjo Cakonin, 10 dhe 7 vjeç, dy fëmijët që i shpëtuan mrekullisht tërmetit të 26 nëntorit.

Ashtu sikurse u kishte premtuar, Kryeministri Rama bashkë me kryetarin e bashkisë Kamzë, Rakip Suli, i përcolli dy fëmijët me makinën e tij të punës në shkollën “Ahmet Zogu” në Kamëz.

Kryeministri i këshilloi të dy djemtë që të mësojnë në shkollë, ndërsa u tha se do t’i ndjekë deri në fund të mbarimit të shkollës. Ai u kërkoi atyre që të marrin vetëm nota të larta, pasi në këtë mënyrë do të arrijnë të bëhen dikush në jetë.

“Po morët 8 me mua e keni keq punën, 6 ose 7 nuk bëhet llaf. Të jeni me 10, unë nuk ju ndahem do t’ju ndjek hap pas hapi deri kur të mbaroni shkollën. Mos kujtoni se jam kaq i butë. Ka shumë. Në dorë e keni vetë”, tha Rama.

Rrugës për në shkollë Kryeministri Rama i kërkoi kryetarit të bashkisë së Kamzës, Rakip Sulin, të rregullonte gropat në rrugë.

“Na ka lënë shumë gropa ai. Mbulimi i gropave e do pak kohën e vet. Kur janë shumë gropa”, tha Suli, duke folur për paraardhësin e tij.

Kryeministri i shoqëroi fëmijët deri në klasë, ku i prezantoi dhe me shoqet dhe shokët e shkollës së re.

Të dy fëmijët kanë marrë bursë mujore për të mbuluar shpenzimet e shkollës. Po ashtu ata janë sistemuar në apartamente të reja në bashkinë e Kamzës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.