Kreu Aktualitet Rama thirrje studentëve: Të hapim një kapitull të ri për Universitetin

Rama thirrje studentëve: Të hapim një kapitull të ri për Universitetin

687
0

Kryeministri Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e studentëve. Prej disa ditësh Rama iu bën thirrje të rinjve protestues për dialog dhe plotësimin e 8 pikave. “Një grusht njerëzish që përsërisin qorrazi avazin kundër dialogut, mbajnë peng mijëra studentë që duan dhe meritojnë jo vetëm adresimin e 8 pikave, po një transformim të thellë brenda Universitetit, përmes një Pakti me Qeverinë!”- ka theksuar Kryeministri duke iu drejtuar porositësve të partive dhe studentëve që ia kanë shitur shpirtin politikës.

Reagimi i plotë:

Twitter: Kjo farsë e orkestruar për të marrë peng protestën, me shpresën e devijimit të saj në revoltë politike, s’mund ta mbajë edhe për shumë gjatë në këmbë barrikadën absurde Antidialog;

Instagram: Një grusht njerëzish që përsërisin qorrazi avazin kundër Dialogut, mbajnë peng mijëra studentë që duan dhe meritojnë jo vetëm adresimin e 8 pikave, po një transformim të thellë brenda Universitetit, përmes një Pakti me Qeverinë! Historia tregon për shumë raste kur Dialogut i janë trembur qeveritë, po s’ka bërë vaki kurrë që t’i tremben studentët dhe studentët sot në fakt, nuk i tremben Dialogut, po presioneve kundër Dialogut, sharjeve e fyerjeve ndaj kujtdo që kërkon Dialog, të cilat porositen nga partitë përmes studentësh që i’a kanë shitur shpirtin politikës më të mbrapshtë🤮Sidoqoftë farsa e kësaj barrikade absurde kundër Dialogut, s’ka për të zgjatur sa ka zgjatur. Dialogu do zhbllokohet, Arsyeja do fitojë dhe së bashku ne do të hapim një kapitull të ri për Universitetin🤗

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.