Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’iu uruar ndjekësve të tij festën e Halloween-it. Me anë të video-montazheve, Rama ka ironizuar si kreun e PD Lulzim Basha dhe ish-liderin e kësaj partie, Sali Berisha duke u vendosur maskat e Halloween-it. Në video Basha është shndërruar në një lakuriq nate, ndërsa Berisha një skelet që ka një kungull mbi kokë.