Kreu Sociale Respekt dhe admirim për mbretërinë më magjike në tokë

Respekt dhe admirim për mbretërinë më magjike në tokë

367
0

Nga eksperti Kristo Kauri

Fara e çdo druri eshte e detyruar te lidhet me token ku e coi fati, ku e coi era, zogjte, kafshet, rekeja apo vete nena qe e prodhoi. Eshte e detyruar te lidh fatin me kete cope toke, me te caren e shkembit dhe te luftoj te mbijetoje, apo te vdes, se rruge te mesme nuk ka. Ne kete farezen e vogel, qe nga pamja dhe madhesia, nuk te krijon asnje e mocion, eshte grumbulluar gjithe pervoja qindra vjecare e nenes,qe mund te jete mbi 200-300 vjet. Atje eshte mbyllur,kycur gjithe energjia dhe dashuria per jeten, per zhvillim ,dhe kur vjen monmenti shperthen. Sa fillon rrenjezimi, fillon dhe rrugetimi, fillojne dhe sfidat, fillon dhe lufta per jeten apo per vdekjen.

Druret, shkurret, mbulesa e gjelbert jane realisht Mbretereshat e Globit, te Planetit. Jane ato qe mbajne jeten ne toke, per cdo qenje nga plangtoni i tokes deri tek sekvuoja, dhe shoqerojne njeriun nga lindja deri ne vdekje.

Qe te rritet kjo Mbreteri, do kushtet klimatiko- tokesore, do token, ujin, driten, ushqimin. Sejcila nga keto ka rendesine e saj dhe nuk mund t’i ndajme ne rrugetimin e jetes se drurit.

Por si per druret dhe per cdo qenje edhe per njeriun, per te gjithe qe marrin fryme etja eshte me e keqe se uria. Po nuk pati uje druri vdes. Ushqimin e realizojne me ndihmen e fotosintezes. Rendesine e ujit per jeten e tyre, nuk e dine vetem pylltaret ,por e dine dhe druret, dhe ato i marrin masat ne kohen e duhur. Ato mendojne per sigurimin e tyre qe ne kohen e dimrit, ku uji eshte me bollek dhe kerkesat per te jane te pakta. Nje dru i zhvilluar mire ,me biomase te pasur, mban ne kuroren e tij deri ne 1000 litra uje, kur bie shi, dhe me shume kujdes i dergon ato ne rrenje. Toka gjithmone funksionon si nje magazine e madhe per kete Mbreteri.

Pylli dhe uji shkojne gjithmone bashke, jane lidhur perjetesisht njeri me tjetrin dhe nuk mund te bejne pa njeri tjetrin. Sa me shume drure te gjalle dhe te vdekur ka nje mjedis, sa me shume legushe dhe jeta dhe uji ne toke eshte me e pasur. Po nuk pati pyll ky mekanizem nuk funksionon. Per cdo kg dru qe shton ne peshe kjo Mbreteri i duhen 180-300 litra uje dhe ato duhen siguaruar me cdo kusht. Megjithese druret nuk kane tru, ato i magazinojne dijet e tyre ne rrenje. Ketu eshte truri i bimes, ketu eshte instaluar pervoja e shekujve, pervoja e nenes qe i lindi. Keto jane programuar qe ta sigurojne ujin atje ku i coi fati , ne toke, ne te carat e shkembenjeve dhe e cojne ne cdo pjese te tyre, ne gjethen e fundit, por u ajapin dhe kerpudhave si shpreblim per sherbimet jetesore qe u ofrojne.

Edhe druret jane si njerezit, si te mesohen..Ato qe fati i con ne vende me bollek ushqimi dhe uji ,nuk jane te mesuar dhe te programuar qe ta kursejne, dhe kur cfaqen veshtiresi nuk e perballojne dhe vdesin.Ato qe fati i coi ne te carat e shkembenjeve, programohen qe te pershtaten dhe te luftojne. Kush nuk pershtatet, kush nuk mendon dhe nuk merr masat vuan dhe vdes. Pylltaret i dallojne lehtesisht keto vuajtje, apo lumturin e drureve per ushqim apo per uje. Te carat ne dru, ne kambium, ne levore, ngyra e gjetheve, tharrjet deshmojne se druri vuan. Pylltaret jane ne gjendje te degjojne dhe zhurmen e ujit kur leviz ne kapilare, dhe shikojne si zmadhohen, shtrihen, gjallerohen gjethet kur ai mbrin ne to.

Por per filizat dhe qenjet qe jane ne nen pyll, ne mjediset pyjore, nen kurore, atje nuk eshte uji paresor. Ujin filizat e gjejne kollaj ne legushen e pyllit, ne shtratin qe kane pergatitur me aq kujdes prinderi e tyre. Ne keto mjedise filizave u mungon Drita dhe lufta dhe programimi behet per sigurimin e cdo rrezeje qe lejojne druret e rritur. Ato nxitojne dhe vrapojne te kapin cdo rreze, cdo mundesi qe u krijohet per te kryer procesin jetesor te fotosintezes.. Kete bejne dhe lulet, nxitojne te rriten sa me shpejte , te lulezojne ne kohen qe mungojne gjethet, kurora dhe rrezet depertojne ne toke. Kjo eshte mundesia e vetme qe po nuk u shfrytezua nga ato jane te destinuar te vdesin dhe te mos vazhdojne jeten.

Qe kur eshte cfaqur kjo Mbreteri mbi Planet, Toka eshte bere me e bukur, me emocionuese,me magjike. Kjo Mbreteri eshte lidhur perjetesisht me kete Toke. Atje ku lihet e qete,sherbimet e saj jane te pallogaritshme, atje ka jete,ka gjalleri,mjedis te shendetshem, ka biodiversitet te pasur.

Te gjitha betejat dhe sfidat..mbulesa dhe toka i kane fituar duke mbeshtetur njera tjetren, por betejen me Njeriun, me kete qenje shume ter rezikshme po e humbet. Presioni dhe babezia e tij e ka demtuar seriozisht kete mbreteri, eshte zvogeluar shume, eshte zhdukur, dhe aty ku cfaroset, nuk fuksionon mekanizmi jetesor. Asnje nuk e di se sa kohe duhet per ta risjelle, por nje gje eshte e sigurte, duhen mbi 100 vjet, ose me shume se dy breza.

Por kur shikon keto foto qe flasin shume, kur shikon keto perpjekje, magjike, mistike, energjine e kesaj mbreterie per tu cfaqur atje ku nuk te shkon mendja, ne te carat e shkembenjeve, atje ku ushqimi, uji eshte i pamundur.. te lindin ndjesi dhe emocione te bukura, dhe te detyrojne t’i perulesh me respekt kesaj mbreterie (pavaresisht varferise shpirterore) per luften heroike qe bejne. Te pakten ne si njerez qe jemi ne krye te zinxhirit ushqimor dhe kemi krijuar mbreterine tone me te rrezikshme, kur nuk kemi mundesi t’i ndihmojme, te pakten te mos i shqetesojme, ta leme te qete te rritet dhe te mbijetoje ne mjediset qe babezia jone i ka lene. Eshte e vetmja mbreteri qe atje ku egziston ka jete,ka civilizim, ka zhvillim, zbut egersine e shpirtit tone, mbush mushkerite me oksigjen, stomakun me ushqim, farmacine me ilace bio.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.