Kreu Aktualitet Revolucioni dixhital në ISSH

Revolucioni dixhital në ISSH

113
0

24 shërbime të Institutit te Sigurimeve Shoqërore ofrohen tanimë online përmes e-albania.al. Kjo risi e revolucionit digjital në zyrat e ISSH-së ka bërë që nga 151 dokumente që deri dje duhet t’i siguronin vetë aplikantët zyrë më zyrë, sot 102 dokumentet që i lëshon shteti sigurohen nga vetë punonjësit e ISSH-së.

Kryeministri Edi Rama, sëbashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ishte sot në zyrat e ISSH-së në kryeqytet, ku sportelet unike ofrojnë asistencën e nevojshme për qytetarët, të cilët kanë nevojë të familjarizohen me mënyrën e re të aplikimit online.

Interesimit të shumë pensionistëve se si do të jetë ecuria e kësaj mënyrë të re të përftimit të shërbimit, Kryeministri iu përgjigj se gjithçka do të bëhet më e lehtë dhe më e thjeshtë për ta. “Këto radhët e gjata që jeni mësuar do mbarojnë. Këtu, ne po ju asistojmë që ta shikoni si bëhet. Këto që deri dje shkonit i merrnit zyrë më zyrë nuk do i merrni më ju, i marrim ne për ju, pra, punonjësit e shtetit do të bëjnë dosjet tuaja. Ju thjesht nga shtëpia me nipin, me mbesën, me komshiun, maksimumi tek posta, në qoftë se nuk keni dikë dhe merrni përgjigjen. Të gjithë punën që ju keni bërë deri tani, ik këtej-andej, mbaj radhën, do i bëjnë punonjësit që janë aty dhe ju do rrini vetëm në pritje. Në shtëpi përgjigja do t’u vijë sipas afatit ligjor. Janë të gjitha në kompjuter dhe nga shtëpia, pasi aplikon do të mund ta ndjekësh deri kur e ke dhe në momentin që vjen data për ta marrë, do ta marrësh,” – shpjegoi kryeministri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.