Kreu Aktualitet Rezultatet e luftës kundër korrupsionit

Rezultatet e luftës kundër korrupsionit

151
0

Strukturat Antikorrupsion kanë verifikuar në Institutin e Shëndetit Publik, Tiranë, zbatimin e ligjshmërisë së procedurave të ndjekura gjatë procesit të prokurimit të një shërbimi shumë të rëndësishëm siç është “Shërbimi i dezinfektimit në zonat bregdetare dhe urbane”, për zonat Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.

Në përfundim të kontrollit u konstatuan disa shkelje të ligjit për prokurimin publik, veçanërisht të rënda në kuadër të procesit të vlerësimit të ofertave sikundër dhe në fazën e shqyrtimit të ankesave, duke evidentuar se nuk janë përdorur të njëjtat kritere për vlerësimin e ofertuesve.

Për këtë arsye, janë rekomanduar 8 masa disiplinore si më poshtë:

Largim nga puna”, bazuar në legjislacionin përkatës, për anëtarët e KVO-së, konkretisht:

  • Nëndrejtorin e përgjithshëm të Institutit të Shëndetit Publik;
  • Përgjegjësin e Sektorit të Sëmundjeve Infektive;
  • Mjekun në Sektorin e Sëmundjeve Infektive;

Gjithashtu janë rekomanduar masat “Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna”, për anëtarët e komisionit të shqyrtimit të ankesave, për procesin e vlerësimit të operatorëve ekonomikë, konkretisht:

  • Përgjegjësin e Departamentit të Informimit Shëndetesor, Teknologjisë dhe Komunikacionit
  • 2 Specialistë në Sektorin e Zhvillimit të Teknologjisë së Informacionit dhe në Sektorin e Kërkimit në Popullatë

si dhe “Vërejtje” për:

  • Përgjegjesin e Sektorit të Laboratorëve (Shëndeti dhe Mjedisi)
  • Specialistin Entomolog

Janë rekomanduar gjithashtu edhe masa administrative për përmirësimin e veprimtarisë të institucionit, me qëllim përmbushjen e detyrimeve ligjore në bazë të shkeljeve të konstatuara nga inspektimi i kryer nga Task Forca Antikorrupsion.

Gjithashtu, nga strukurat kundër korrupsionit, në Policinë e Shtetit, për periudhën nga javën që lamë pas janë evidentuar 11 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, duke proceduar penalisht 15 autorë.

Për të gjitha rastet e evidentuara, nga strukturat për hetimin e korrupsionit janë kryer veprimet hetimore dhe referuar në Prokurori, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” si dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion, siguroj që një vëmendje të shtuar do të vijohet t’i kushtohet masave për parandalimin dhe goditjen e praktikave korruptive nga çdo drejtues apo punonjës në administratën publike, me fokus institucionet të cilat ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe agjencitë e trajtimit të pronës.

Dua të ftoj qytetarët të vijojnë të na mbështetin me denoncimet e tyre pranë Platformës së Bashkëqeverisjes, shqiperiaqeduam.al,  nëpërmjet së cilës ata janë bërë pjesë në vetë të parë në angazhimin e qeverisë për të luftuar korrupsionin.

Në këtë angazhim të rëndësishëm ne kemi patur dhe vijojmë të kemi mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, mbështetje e shprehur me vlerësime shumë të mira për punën dhe rezultatet e bëra deri tani. Në mënyrë të veçantë vlerësime pozitive janë dhënë dhe për përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin qeveria është duke luftuar fenomenin e korrupsionit dhe trajtimin e pasojave që ky fenomen ka në ekonominë e vendit dhe mbi forcimin e shtetit ligjor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.