Kreu Sociale Rikonstruktohen dy prej shkollave më të rëndësishme të Librazhdit

Rikonstruktohen dy prej shkollave më të rëndësishme të Librazhdit

348
0

Qeveria ka investuar këtë vit në dy prej shkollave më të rëndësishme të Librazhdit, shkollën e Hotolishtit dhe në shkollën e mesme të fshatit Zgosht, Njësia Administrative Lunik.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Kastriot Gurra inspektoi ecurinë e punimeve dhe mbarëvajtjen e tyre.

“Në Hotolisht të Librazhdit pamë nga afër punimet në Shkollën e Mesme, e cila do t’i shtohet rrjetit të shkollave tërësisht të rikonstruktuara, të një modeli bashkëkohor i cili plotëson të gjitha standardet për një institucion të denjë arsimor.

Prej shumë vitesh godina ishte lënë pas dore duke u degraduar vit pas viti dhe rikonstruksioni i saj u pa me përparësi në projektet e përgatitura nga Bashkia e Librazhdit dhe të financuara nga qeveria shqiptare”, tha Balla.

Ai theksoi se “qeveria ka marrë besimin e njerëzve për të bërë punë dhe vëmendja jonë është për njerëzit, prandaj investimet në infrastrukturën shkollore janë të rëndësishme për ne”.

Vitin e ardhshëm, tha Balla, është parashikuar ndërhyrje tërësore në shkollën e mesme të qytetit të Librazhdit. Në këtë mënyrë përmbyllet faza e parë e investimeve në infrastrukturën shkollore në Bashkinë Librazhd.

Projekti dhe standardet që po zbatohen, sipas Ballës, janë të njëjta me ato që po zbatohen edhe në qendër të Tiranës, apo edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë.

“Pra, projekti i rikonstruksionit përfshin ngrohjen, palestrën, të gjitha ambientet e brendshme dhe të jashtme. Më pas në bashkëpunim edhe me donatorët synojmë që të shtrijmë monitorimin me kamera në të gjitha shkollat”, tha Balla.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.