Kreu Aktualitet Rikonstruktohet gjimnazi “5 Tetori” në Kuçovë

Rikonstruktohet gjimnazi “5 Tetori” në Kuçovë

495
0

Gjimnazi “5 Tetori” në Kuçovë është shndërruar totalisht nga një godinë e rrënuar në një mjedis shkollor me palestër e terrene sportive. Kryeministri i shoqëruar nga deputetja Ermonela Felaj panë këtë gjimnaz të rinovuar për 420 nxënësit që studiojnë aty. “Është shndërruar totalisht. Hapësira këtu që kanë qenë të mbyllura janë hapur janë bërë gjithë dritë. Janë dy godina që kanë qenë në gjendje të degraduar, asnjëherë të vëna dorë. Janë çliruar ambiente të reja”, – u shpreh deputetja Felaj.

Një ish-mësuese e kësaj shkolle shprehet e befasuar për transformimin e kësaj godine në gjimnazin ku ajo ka dhënë mësim. 2 godinat e reja të gjimnazit do të pajisjen edhe me mjete shkollore dhe laboratorike të reja për tu mundësuar nxënësve dhe mësuesve të shkollës kushte optimale për procesin e dhënies dhe marrjes së dijeve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.