Kreu Aktualitet Rikonstruktohet qendra shëndetësore në Lunxhëri

Rikonstruktohet qendra shëndetësore në Lunxhëri

357
0

Qendra shëndetësore në Lunxhëri të Gjirokastrës është një tjetër qendër e transformuar nga programi kombëtar për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore. Deri dje plotësisht e degraduar, sot ofron kushte dhe shërbim shëndetësor optimal për banorët e kësaj zone. Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ndaluan në këtë qendër për të parë nga afër ndryshimin.

“Më përpara ka qenë tamam një shpellë. I sëmuri nuk shërohej këtu. Tani vërtetë jemi të sëmurë, po na sheh syri pak më mirë dhe na duket sikur na ikën gjithë ai ankth, falë edhe shërbimit shëndetësor, mjekes, infermiereve që s’na janë ndarë në asnjë çast, në shtëpi, ku ka qenë e mundur na kanë ardhur, nuk janë kursyer,” pohon një paciente që vuan nga diabeti.

Sipas ministres së Shëndetësisë Manastirliu, qendra më parë ishte në gjendje të rrënuar. “Qendra i shërben rreth 4800 banorëve. Kushtet kanë qenë totalisht të degraduara, shumë të këqija.”

Edhe vetë mjekët e pohojnë se prej vitesh kanë punuar në kushte mjaft të vështira, pasi askush nuk kishte vënë dorë më parë në këtë qendër.

“Tani është shumë mirë se këtu ishte çdo gjë e shkatërruar. Që në ’96-ën që është bërë si godinë nuk ka bërë asnjë asnjëherë investim. Që në ’91-in unë jam mjeke këtu. Tani janë kushtet shumë ideale,” thotë një mjeke.

Kontrolli mjekësor bazë në këtë qendër kryhet rregullisht nga moshat 35 deri në 70 vjeç. Një qytetare shprehet se është hera e katërt për të që bën check up-in. “Pacientët e zonës tonë janë të rregullt. Vijnë rregullisht për të kryer check up-in, çdo vit në muajin e tyre të lindjes,” pohon mjekja e qendrës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.