Kreu Aktualitet Rilindja e qendrës historike të Vlorës

Rilindja e qendrës historike të Vlorës

343
0

Restaurimi i qendrës historike të qytetit të Vlorës, një projekt i rëndësishëm që synon t’i kthejë këtij qyteti shkëlqimin e dikurshëm, po vijon me rimte të larta.

Realizimi i tij është përllogaritur në një vlerë prej 11 milionë eurosh, ku 7 milionë euro do të financohen nga qeveria dhe 4 milionë euro do të financohen nga Fondi Shqiptaro-Amerikan.

Projekti është në funksion të ruajtjes së vlerave të trashëgimisë, por edhe për t’i dhënë një impuls të ri të ekonomisë së qytetit në funksion të zhvillimit të turizmit. Ndaj veç ndërhyrjeve në godina, nuk po anashkalohen punimet nëntokësore.

Pranvera e ardhshme është koha kur, veç banorëve të Vlorës, këto ndryshime do t’i shijojnë edhe turistët.

Kryeministri Edi Rama uroi mirëmëngjes me pamje nga punimet për restaurimin e qendrës historike.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga puna në kantierin për rilindjen e qendrës historike të Vlorës, ju uroj një javë të mbarë”, theksoi Rama.

Projekti përfshin restaurimin e 68 banesave, mes të cilave, Shtëpinë e Marigosë, Xhaminë e Tabakëve, Rrugën e Hebrenjve, Sheshin e Sahatit dhe Shtëpinë e Qeverisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.