Kreu Aktualitet Rilindja urbane e Fushë Arrëzit

Rilindja urbane e Fushë Arrëzit

324
0

Qendra e Fushë Arrzit ka marrë një dimension të ri urban falë projektit të rikualifikimit të financuar nga qeveria shqiptare, duke transformuar tërësisht kushtet e jetesës për mbi 4500 banorë të qytetit verior. I gjithë qyteti ka marrë një tjetër pamje pas ndërhyrjeve sistemike dhe krijimit të hapësirave publike të dedikuara, duke nisur që nga ndërtimi i pedonales në qendër të tij, rikonstruksioni i mureve mbajtëse, fasadave dhe çative të pallateve, shtimi i sipërfaqeve të gjelbra, ndërtimi i një korsie të veçantë për biçikletat, etj.

Sheshi, i cili përpara investimit ka qenë në gjendje krejtësisht të amortizuar, tashmë është shtruar me pllakë guri dhe do të rritet edhe me sipërfaqe tw gjelbra, akomoduese dhe argëtuese, duke i dhënë gjallëri qytetit.

Kryeministri Edi Rama pa nga afër punimet për transformimin e qendrës së Fushë Arrëzit.

“Do bëhet një shesh me stola, me pemë. Kjo pjesë do jetë pedonale. Ka qenë mbyt në ujë këtu, ngrinte komplet, akull, tani asnjë pikë ujë nuk ngelet. Gjithçka është krejt bukur,” shprehet kryetari i Bashkisë, Fran Tuçi.

Edhe pallatet, që, po ashtu, ishin në gjendje të degraduara, si rezultat i kushteve atmosferike dhe mungesës së gjatë të mirëmbajtjes, sot ofrojnë një pamje krejt të re me lyerjen e fasadave dhe së bashku me muret mbajtëse të qytetit, të veshura me pllakë guri, sigurojnë qëndrueshmëri të plotë të investimit.

3 shkolla të rikonstruktuara në Fushë Arrëz në Vaun e Dejës

Kryeministri Rama ka vizituar gjithashtu shkollën 9-vjecare “Pjetër Arbnori” në Fushë Arrëz, e cila është rikonstruktuar plotësisht, si dhe gjimnazin “70 Vjetori i Pavarësisë” që falë një financimi prej 67 milion lekësh nga qeveria është duke u rikonstruktuar sipas parametrave bashkëkohore.

Një tjetër ndalesë e Kryeministrit Rama ishte shkolla e mesme në Hajmel të Vaut të Dejës, e cila, falë një financimi prej afro 90 milion lekësh nga buxheti i shtetit po rikonstruktohet, si dhe po zgjerohet me një tjetër godinë për përballimin e nevojave të nxënësve, investim që pritet të jetë gati për këtë vit të ri shkollor.

Nënstacioni i ri në Vaun e Dejës

Investimet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për përmirësimet në rrjet kanë mbërritur edhe në Vaun e Dejës, ku, po ashtu, prej 30 vitesh nuk ishte vënë dorë në këtë sistem. Kryeministri Edi Rama së bashku me kreun e OSHEE-së Ardian Çela ishin në nënstacionin e ri ku po investohen plot 1 miliard lekë të reja.

“Këtu jemi në proces të investimit rreth 1 miliard lekë të reja me të ardhurat e OSHEE. Kemi bërë 45 kabina të reja. Kemi investuar në rrjetin e tensionit të ulët dhe ABC. Futëm në shfrytëzim nënstacionin e Bushatit, që ishte mbaruar që në 2005 dhe nuk ishte futur në shfrytëzim se nuk ishte ndërtuar rrjeti. Kemi në proces dhe disa investime të tjera për zona turistike. Kemi investuar në fshatin Mjedë. Po ndërtohet linja e re 20 kilovolt për Velipojën, për zonën turistike. Pas 30 vitesh është investuar për herë të parë në Theth. Në të gjithë qarkun e Shkodrës në 3 vitet e kaluara kemi investuar 20 milion euro dhe në 3 vitet e ardhshme kemi në proces 22 milion euro të tjera investime,” shprehet drejtuesi i OSHEE-së Ardian Çela.

Ndërsa kryeministri Rama evidentoi faktin se në këto linja dhe në rrjetin elektrik nuk është vënë dorë që 3 dekada më parë, ndërsa tani situata është stabilizuar ndjeshëm.

“Realisht që nga koha e elektrifikimit nuk është investuar më kurrë. Janë të gjitha linjat e vjetra. Një erë të fryjë i hedh në tokë. Kemi një stabilizim total,” u shpreh Kryeministri Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.