Kreu Aktualitet Roja Bregdetare e SHBA vlerëson sigurinë portuale në Shqipëri

Roja Bregdetare e SHBA vlerëson sigurinë portuale në Shqipëri

586
0

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USCG) konfirmon se Shqipëria ka bërë përmirësime të konsiderueshme në zbatimin e Kodit Ndërkombëtar të Sigurisë së Anijeve dhe të Porteve (Kodi ISPS)

Konkluzioni është pjesë e rezultateve të monitorimit të sigurise portuale të kryer në Shqipëri në Korrik 2018 nga përfaqësuesit e Programit Ndërkombëtar të Sigurisë Portuale (NSP) të Rojes Bregdetare të SHBA.

Në letrën e dërguar nga Kapiten M.W.Brown, Shef i Zyres te Sigurise ne Porte Nderkombetare dhe Vendore te Rojes Bregdetare Amerikane për Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë thuhet se “vendi juaj (Shqiperia)ka marrë masa të qarta dhe efikase për garantimin ne vazhdimesi te sigurisë në porte”.

Klasifikimi i kryer nga Roja Bregdetare Amerikane konsiderohet shumë i rëndësishëm për portet dhe hapësirën detare shqiptare pasi është një mesazh inkurajues që çon në rritjen e interesit të operatoreve nderkombetar të transportit detar te mallrave, pasagjereve dhe specifikisht te turisteve me anije kroçiere per të eksploruar territorin e vendit tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.