Kreu Sport Roli i lëndës së Edukimit Mjedisor në shkolla

Roli i lëndës së Edukimit Mjedisor në shkolla

508
0

BSc. Blerina Hoxha

Rritja e numrit të popullsisë, urbanizmi, dinamika e jetës, zhvillimi i teknologjisë, rritja e standardit jetësor, janë faktorë që kanë ndikuar në shfrytëzimin e resurseve natyrore. Me ç’rast mjedisi jetësor ka pësuar ndryshime, fatkeqësisht ndryshime negative me ndotje të ajrit, ujit, tokës, rritje të sasisë së mbeturinave veçanërisht mbeturinat nga plastika.

Gjendja e mjedisit në Kosovë, është në gjendje aspak të mirë, me ndotje të lartë të ajrit sidomos në qytetin e Prishtinës, ndotje të lumenjve me mbeturina dhe ujëra të zeza, ndotje të tokës me pesticide dhe mbeturina dhe me shkatërrimin e pyjeve.

Edukimi mjedisor është një strategji komunikimi që përçon dashurin dhe kujdesin për natyrën, duke krijuar kujdesin ndaj mjedisit ku jetojmë. Edukimi mjedisor është pjesë e rëndësishme e formimit qytetarë të individëve për të fituar njohuri në lidhje me ruajtjen e mjedisit  dhe për të zhvilluar aftësi të përgjegjshme për të përmirësuar cilësinë e mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë.

Strategji për krijimin e dashurisë ndaj mjedisit, është realizimi i lëndës së Edukimit Mjedisor në Kurrikulën shkollore, ngritje të ndërgjegjësimit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Mjedisor dhe OJQ-të, si dhe zbatimi i ligjit për ndëshkimin e personave që shkaktojnë ndotje.

Edukimi mjedisor zë vend të rëndësishëm në Kurrikulën e arsimit parauniversitar duke ofruar mundësi që nxënësi të kuptoj rreth problemeve mjedisore në rrethinën e tij dhe më gjerë. Lënda e edukimit mjedisor realizohet si lëndë me zgjedhje dhe në kuadër të planprogramit të lëndës së biologjisë në nivel  të klasës së gjashtë.

Lënda me zgjedhje për  ekologjinë dhe mjedisin  ligjërohet nga mësimdhënës të profileve të ndryshme si biologë, ekologë, gjeografë, kimist etj.,  që mund të rezultojë, në dallimin e  të nxënit të njohurive te nxënësit në lidhje me edukimin dhe ndërgjegjësimin mjedisor. Në shkollat që realizohet lënda e Edukimit mjedisor, fatkeqësisht  realizohet në klasë në formë klasike të të mësuarit, e cila metodë nuk zgjon kureshtjen tek nxënësit për tu njohur me problemet mjedisore. Kjo tregon se është e nevojshme që të ketë kontroll të shtuar, në lidhje me aprovimin e lëndëve me zgjedhje nga Drejtorit Komunale të Arsimit  dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë rreth mënyrës së realizimit të lëndës/projektit. Lënda e Edukimit mjedisor të realizohet përmes projekteve dhe aktiviteteve për të shtuar interesin dhe kujdesin ndaj mjedisit.  Po ashtu të shikohet nëse mësimdhënësit janë të profilit përkatës si ekologë dhe biologë për të trajtuar problematikat mjedisore. Përmes realizimit të kësaj lënde nëpër shkolla të arrihen Kompetencat si: Individë i shëndosh dhe individ i përgjegjshëm. Rëndësi të madhe po ashtu ka, përfshirja e komunitetit ku jetojmë, duke përfshirë prindërit, shkollat, nxënësit, organizatat qeveritare etj.. të gjitha këto grupe të interesi duhet të bashkohen rreth një mesazhi të qëndrueshëm që thekson ruajtjen e planetit TOKË.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.