Kreu Aktualitet Rrëfehet efektivja e plagosur: Pasojat mund të ishin fatale

Rrëfehet efektivja e plagosur: Pasojat mund të ishin fatale

376
0

24-vjeçarja Ina Nuka, efektive e repartit “Shqiponja”, nuk e dinte se një ditë si kjo e enjte, asaj do t’i rrezikohej jeta në krye të detyrës.

Në një intervistë për “Top Channel”, ajo ka rrëfyer se si ndodhi ngjarje ku është goditur pabesisht teksa kryente detyrën nga militantët.

“Ishim me shërbim te Parlamenti për protestën. Situata agravoi dhe turma nisi të shtynte. Isha në rreshtin e dytë dhe një nga këto plasëset më ra në trup dhe u mundova ta shmang me dorën e djathtë, pasi e kisha në pjesën e qafës”, tregon Nuka.

Ajo ishte vendosur në rreshtin e dytë të kordonit të Policisë, kur një shashkë i shpërtheu pranë dorës së djathtë, duke i këputur gishtat. Por situata mund të ishte edhe më e keqe, pasi kapsolla i ka rënë fillimisht në trup dhe falë reagimit në kohë ka mundur të eliminojë edhe pasojat fatale që mund të ishin gjer në humbje jete.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.