Kreu Aktualitet Ruçi pret kreun e Partisë LR-PDSH të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut,...

Ruçi pret kreun e Partisë LR-PDSH të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela

339
0

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot kryetarin e Partisë LR-PDSH të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, z. Zijadin Sela. Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, z. Taulant Balla.

Gjatë takimit u diskutua mbi rritjen e përpjekjeve e të bashkëpunimit për të maksimizuar përfaqësimin dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për rritjen e kontributit të tyre në zhvillimin e Maqedonisë së Veriut, të ardhmes së saj europiane si edhe të prosperitetit, paqes dhe stabilitetit në rajon.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi rolin dhe kontributin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në zhvillimet e fundit pozitive në këtë vend, vlerësim të cilin ua kishte paraqitur edhe drejtuesve më të lartë të shtetit gjatë vizitës së tij të fundit në Maqedoninë e Veriut. Në këtë kontekst, u ra dakord se është e nevojshme që qëndrimet e forcave politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut të jenë në koherencë më partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që të garantohet mbështetja dhe investimi ShBA-ve për mbështetjen e shqiptarëve si edhe për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.