Kreu Aktualitet Samiti i dytë, Kryeministri Rama ftesë të hapur Diasporës

Samiti i dytë, Kryeministri Rama ftesë të hapur Diasporës

220
0

Kryeministri Edi Rama u ka drejtuar një ftesë të hapur përfaqësuesve të Diasporës për të marrë pjesë në Samitin e Dytë të Diasporës.

Ftesa iu është drejtuar personaliteteve të Diasporës të cilët kanë marrë pjesë në Samitin e parë.

“Në kuadrin ogurmirë të 575-vjetorit të Kuvendit të Lezhës, do të mbahet Samiti II i Diasporës shqiptare. Ky Kuvend, zanafillën e pati në domosdoshmërinë e dialogut dhe përafrimit mes të barabartëve – inter pares – për t’u thyer më pas, e për shekuj me radhë, në forcën e shembullit që mbrujti identitetin tonë të përveçëm kombëtar në historinë e Europës”, nis letra e Kryeministrit Edi Rama, drejtuar përfaqësuesve të Samitit të diasporës.

Samiti, sipas tij, është një ngjarje e pashoqe. “Ai është dëshmi e refuzimit të mbylljes në vetvete dhe e vullnetit për të bashkuar forcat kundruall sfidave të shekullit dhe epokës sonë”, shprehet Rama.

Në letrën e tij Kryeministri vlerëson se, Samiti është udhërrëfyesi i cili pavarësisht larmisë së bindjeve vetjake dhe vendndodhjes së gjithsecilit na jep dorë që, si shqiptarë, t’i qasemi sa më kthjellët sfidave të botës në të cilën jetojmë, trysnisë së tekonologjive të informacionit dhe komunikimit, si dhe mënyrave të duhura dhe risiprurëse të organizimit mes nesh në përputhje me kohën.

“E ardhmja e kombit nuk farkëtohet sipas modeleve të parapërgatitura apo në bazë recetash çudibërëse. Analiza lidhur me dukuritë migratore duhet të na bëjë edhe më të ndjeshëm dhe të qartë duke kuptuar njëherazi se proceset integruese, ai europian në veçanti, janë sfida madhore për vetë mënyrën tonë të jetesës”, shprehet Rama.

Në këto premisa, sipas Kryeministrit Rama, “edhe Samiti i Diasporës shqiptare do të ketë doemos një fizionomi të re, ndryshe nga i pari”.

“Ambicia është që ai të kthehet në forumin ku do të parashtrohen politikat e reja shtetërore në marrëdhënie me diasporën, nëpërmjet një metode bashkëpunimi që ndërlidh qytetarin dhe bashkëkombësin jashtë atdheut me fatin e vendlindjes, vendorigjinës dhe kombit”, shprehet Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.