Kreu Sociale Sanije Dauti, e para në Has që kultivon frutat e pyllit

Sanije Dauti, e para në Has që kultivon frutat e pyllit

103
0

Nëpër tingujt e ëmbël pranveror, u endën zëra të këndshëm se “e pamundura u bë e mundur”. Vallë, si arriti që nga asgjëja të krijohet “gjithçkaja”?! E tillë, e në mes të gjembave të sakrificës, një grua arriti që nëpërmjet farërave të krijonte gjithësinë e frutave. Mbase, ndonjëherë, ne qeniet njerëzore, endemi si merimangat dhe krijojmë rrjetëzën tonë!

Në mes kodrinave, pas maleve të thepisura, gjendet dikush që mbart vlera. Ashtu si shfletohet një libër, duhet të shfletosh çdo gjethe vjeshtake për të kuptuar se si arriti një grua punëtore si Sanije Dauti, mes djersës së ballit, vapës së Korrikut, u qëndroi pranë fidanëve për t’u dhënë jetë.

Të nxirrte produkte nga dora e saj dhe të vlerësoheshin në panaire të Shqipërisë, e bënë Sanijen që lodhjen t’a kthente në forcë. Një grua që rrallëherë është dëgjuar në Hasin e veriut, të merrte një iniciativë të tillë. Ajo u punësua në tokat e saj, me dheun dhe ujin, arriti t’u sillte jetë bimëve, frutave të pyllit dhe perimeve.

Zërat u përhapën se prodhimi ishte i plotë dhe natyral, diçka që sot po kërkohet në masë. Me sytë që shikojnë përpara drejt një udhëtimi të largët, u realizua një destinacion i këndshëm. Ta duash, ta përqafosh fatin nëpërmjet tokës, konsiderohet mbresëlënëse. Një jehonë e largët që buçiste në veshët e kësaj gruaje, erdhi pranë saj dhe e mbërtheu me suksesin e merituar.

Adelina Dauti

Golaj – Has

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here