Kreu Sociale Shkolla e drejtorëve të spitaleve, nis cikli i dytë

Shkolla e drejtorëve të spitaleve, nis cikli i dytë

530
0

Nis cikli i dytë i shkollës së menaxhimit për drejtuesit e spitaleve publike. Me një program intensiv, 20 drejtorë dhe nëndrejtorë të spitaleve po trajnohen për menaxhim spitalor, për të administruar më mirë institucionet shëndetësore që ata drejtojnë.

Në ciklin e dytë të shkollës së drejtorëve në fokus do të jenë drejtuesit e spitaleve bashkiake. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vlerësoi vijimin e këtij kursi, si shumë të rëndësishëm për të formuar menaxherë të zotë, për menaxhimin më të mirë të spitaleve, në mënyrë që çdo qindarkë e fondeve publike të shkojë për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Sipas Ministres shumë shpejt do të kryhet rankimi (vlerësimi) i spitaleve sipas performancës për të vijuar me procesin e akreditimit të tyre, ku padyshim thellimi i dijeve menaxheriale për drejtuesit do të ndihmojnë në performancën më të mirë të spitaleve dhe akreditimin më të shpejtë të tyre.

Kujtojmë se vendimi për hapjen e Shkollës së Drejtorave u shpall në qershor nga Ministrja Manastirliu, me ciklin e parë të kurseve për drejtorët e spitaleve rajonale, si një iniciativë e Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me mbështetjen e projektit “Shëndet për të Gjithë”

Cikli i dytë i shkollë së drejtorëve do të vijojë për 5 javë radhazi, ku drejtuesit e spitaleve bashkiake do të trajnohen për mirëadministrimin e burimeve financiare dhe njerëzore, që në thelb kulmojnë te një shërbim më cilësor për qytetarët.

Lektorë të njohur vendas dhe të huaj do të drejtojnë këto kurse intensive duke nisur që nga konceptet bazë të menaxhimit “shkolla e drejtorëve”, për të vijuar me menaxhimin e burimeve njerëzore, deri tek motivimi i duhur i stafit. Një komponent i rëndësishëm do të jetë edhe ai i komunikimit publik dhe menaxhimi i krizave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.