Kreu Aktualitet Shkolla e Zgoshtit në Librazhd rikonstruktohet sipas të gjitha standardeve

Shkolla e Zgoshtit në Librazhd rikonstruktohet sipas të gjitha standardeve

50
0
Në fillim të muajit Mars shkolla e Mesme e Bashkuar në Zgosht të Librazhdit do të presë nxënësit me një standard krejt të ri duke plotësuar të gjitha kushtet për një zhvillim normal të procesit mësimor.
Me anë të një investimi të Qeverisë Shqiptare, shkolla po rikonstruktohet totalisht ndërsa 200 nxënës do të kenë mundësi ta gëzojnë shumë shpejt atë. Rikonstruksioni përfshin termoizolim, sistem ngrohje, rrjetin hidraulik dhe elektrik, dyer e dritare, ambientet e jashtme etj. Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra inspektuan ecurinë e punimeve. Balla premtoi se shumë shpejt disa shkolla të tjera në Bashkinë e Librazhdit do të rikonstruktohen me të njëjtin standard: “Kjo është shkolla e dytë brenda një kohe të shkurtër ku investohet me standardet më të larta. Për herë të parë aplikojmë sistemin kapot, shoqëruar me një sistem ngrohje qëndrore në mënyrë që nxënësit të mësojnë në kushte normale, pavarësisht të ftohtit në këtë zonë. Punimet po ecin mirë dhe dita e mësuesve do të na gjejë me punime të përfunduara me qëllim që të mos pengohet procesi mësimor. Dua të garantoj kryetarin që në mandatin e dytë të Bashkisë Librazhd të kemi edhe dy projekte të tjera këtë vit, që janë shkolla e mesme e Librazhdit e cila do të ketë të njëjtin standard, po ashtu edhe një tjetër investim në shkollën e mesme në Librazhd Qendër.” Kryetari i Bashkisë Z. Gurra vuri në dukje domosdoshmërinë e këtij investimi, duke shtuar se disa shkolla të tjera kanë gjithashtu nevojë për ndërhyrje: “Kjo është një nga shkollat në proces rikonstruksioni gjatë këtij viti. Rikonstruksioni është total, përfshin sistemin e ngrohjes, të gjitha ambientet e jashtme, dyer dritare etj. Ky është një lajm i mirë për të gjithë banorët e kësaj zone pasi bëhet fjalë për 200 nxënës që marrin çdo ditë dije në këtë shkollë. Jam shpresëplotë se gjatë këtij viti, disa shkolla të tjera, si ajo e Polisit, Dorëzit, apo e qytetit do të kenë mundësinë të përfshihen në programet e Qeverisë Shqiptare për investimet në arsim.” Në Shkollën e Mesme e Bashkuar në Zgosht të Librazhdit mësojnë nxënës nga disa fshatra të kësaj zone, ndërsa krijimi i kushteve normale për zhvillimin e procesit mësimor është një nga objektivat kryesore të Qeverisë Shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here