Kreu Aktualitet Shqipërinë, erërat po e trazojnë

Shqipërinë, erërat po e trazojnë

845
0

Sylë Gosturani

U bënë pothuajse tridhjetë vite,  që sistemi pluralist është vendosur në Shqipëri dhe nuk ka stabilitet as politik as ekonomik . I Ka fajet sistemi apo diçka tjetër nuk shkon ? “Liderët” , që kanë zotëruar e zotrojnë skenën politike janë karakterizuar nga një luftë e egër politike për pushtet. Ndikimi i partnerve nuk ka qënë efikas e për pasojë vendi është rrokullisur drejtë greminës. Mirëqënia njerëzore është polarizuar duke krijuar feudal e varfanjakë . Të këqijat nuk janë produkt i varfanjakëve por i politikanëve . Votimi zgjedhor për ta është një formalitet . Pushtetin ata e duan të përherëshëm dhe kur e humbin e quajnë ate të manipuluar , të blerë me para e të marrë me banda elektorale . A kanë ekzistuar dukuri të tilla në fushatat elektorale e në ditën e votimit ? Kam qënë aktivist i së majtës . Kamë bërë fushatë lagje më lagje e shtëpi më shtëpi në mënyrë të pavarur , kam shoqëruar kondidatët për deputet , kryetarë komune e këshilltarë të së majtës . Kam qënë anëtar e në disa raste kryetar komisioni në qëndrat e votimit dhe sot jam krenar , që nuk del njeri të më thotë se jam përpjekur të devijoj votën e tjetrit të kushtuar me para . Vota është shprehje e integritetit dhe ai , që mundohet ta devijoj më shpërblim në para apo me presion politik , psikologjik apo kërcnim fizik shkel çdo normë demokratike dhe të tilla veprime janë aplikuar fshehurazi e të organizura nga kondidatët duke aktivizuar më besnikët e tyre . Sot dëgjon nga liderët e PD-ës një luftë të paparë e të padëgjuar për votën e lirë .

Për ç’farë vote të lirë flasin, kur janë vet ata , që kanë dhënë para , kanë bërë premtime për punësim , kanë ushtruar presion psikologjik , kanë zbrazur e mbushur arkat sipas dëshirës , u kanë dhënë votuesve flet votimi të plotësura para se të shkonin në qëndrat e votimit dhe u kanë kërkuar t’ua sjellin fletët , që merrnin në qëndrat e votimit të paplotësura . Për ç’farë votimi të lirë bëjnë fjalë , kur me imponim e marifete të tjera është bërë votimi për të gjithë emigantët , që nuk kanë qënë prezent . Për ç’farë votimi të lirë flasin , kur kanë detyruar punonjësit e institucioneve të Tiranës me banim jashtë Tiranës të, gjejnë strehim formal ku të munden, që të votojnë për Lulzim Bashën. Për të siguruar fitorën e Lulit kanë lëvizur votues për në Tiranë nga Kamëz e vende të tjera , ku kanë patur superioritet votuesish. Ajo, që është për t’u theksuar, që ka bërë muuuuuu…. në manipulimin e votimeve, ka qënë qëndrimi i kryetarit të komisionit z . Arben Ristani , i cili për t’i shpëtuar revoltës së popullit ndryshoi vend në fshehtësi . Bëmat e Arben Ristanit dhe gjithë mbështetja që PD-ja i dha atij, kanë qënë vendruajtja dhe mënyra e ruajtjes së arkave me fletët e votimit . Në atë rast u pa me zë e figurë se si qenë shqyer kutitë e votimit , si ishin nxjerrur ato nga ato fletët e votimit e bërë të pa vlefëshme votat e socialistëve . Këto i di mirë populli dhe është fare i bindur se ç’farë është bërë nga këta, që shqyhen duke bërtitur për votën e lirë Populli thotë: “hajni bënë be e kurva qanë”. Kështu edhe këta mendojnë se duke u betuar e duke qajtur mund të fshehin horlliqet. PD- ja si opoziët, për dy legjslatura nuk ka funksionuar.

Në 2013-ën, kur u rrëzua nga qeverisja , ish kryeministri Sali Berisha në momentin e ”dorheqjes ”la si detyrë“ “ARDHJEN NË PUSHTET BRENDA ASAJ LEGJISLATURE”.  Bojkot , protesta e jetë në çadër u organizuan por pa efekt e realizim. Votimi i 2017-ës nuk u solli fitore . Zëmërata e mallëngjimi qenë të pa përshkrueshme, po realiteti ishte realitet, nuk kishin se ç’farë t’i bënin. Që nga ajo ditë e gjer më sot, për vendin e popullin nuk kanë bërë as dy lek punë , që i sherben integrimit EVROPIAN, për të cilin “qajnë e derdhin lot”. Pjesën më të madhe të kohës e kanë bërë jashtë parlamentit edhe kur kanë vajtur gazi i botës janë bërë duke sharë e shpifur . Qëndrimi i tyre në seancat parlamentare ka qënë më predispozicion të paracaktuar, që mos të lejojnë të miratohet asnjë ligj dhe të kundërshtojnë reformën zgjedhore , e cila edhe mund t’u sjelli përfundime të kobëshme . Është reforma zgjedhore , që përveç bojkotit dhe kacafytjeve në parlament, i ka nxitur të ndermarrin lloj –lloj avanturash nga më të ndryshmet, prej të cilave gjer më tani, nuk kanë nxjerrë gjë tjetër veçse turp e faqe të zezë . Po përmendim disa prej tyre. Sajuan përgjimin “Habilajt’, përgjimin “Babalja”, përgjimin “Daka”, u vërsulën në luftë të pa imagjinuar antidrogë duke përgjithësuar apo cilësuar Shqipërinë, Kolumbi e politikanët e majtë trafikantët e drogistët më me zë në Evropë e më gjërë. Nuk u doli gjë . Vazhduan me rrugën pa kryeplot e përplot me avantura . Protestat e dhunëshme të ndermarra e ato që do të ndermerren gjatë 2019-ës, treguan se ata nuk janë demokratë dhe se pushtetin kërkojnë ta marrin me dhunë .

Ç’tregojnë gjitha këto për nji forcë politike , që e vetë shpalli vetë “të domosdoshme e shpresë të madhe për të ardhmen”. As më shumë e as më pak veçse një anarshi e rrëmujë , që prestigji e autoriteti i saj është bërë zero. Dorëzimi i mandateve shënoi një rënje drastike të autoritetit të PD-ës . Me këtë veprim të sajuar nga një mendje djallëzore dhe tepër çudibërse u mendua, se do shpërthejë reaksioni zinxhir bërthamor , ç’ka do u sillte fitoren e shumëkërkuar. Kaluan ditë e netë, u bënë protesta të dhunëshme para parlamentit e hapsira të tjera , u penguan deputetët të mos hynin në parlament dhe u dhunuan shumë nga forcat e rendit , u përpoqën të pengonin të drejtën e e deputetëve të listës për të aplikuar të drejtën e tyre për të plotësuar deputetët e munguar në parlament , përseri ata mbetën pa rezultatin e dëshiruar , sepse po ndodh diçka tjetër e pa parashikuar . Parlamenti nga dita në ditë po plotësohet me deputet  të listës të dy forcave politike , që kanë djegur mandatet . Fundi për të tërhequrit do të jetë gishti në gojë . Gjitha këto veprime të PD-ës janë të planifikura e të mirë mendura me një qëllim të vetëm : Pengimi i reformës në drejtësi dhe i integrimit në Evropë . Me ç’farë po shifet as njërës as tjetrës, s’do t’i bëjnë as gjë veçse do ua marrin të keqen. Gjithçka ka bërë e mendon të bëjë PD-ja mbi kurrizin e saj do të rëndojnë Sandazhi i bërë nga “GFF” e Italisë u pa qartë se ku e ka çuar veten PD-ja . Rrugën e degradimit e ka marrë herët PD-ja . Pas fitores së saj në 1992-in rruga e PD-ës ka qënë tëposhtë . Zgjedhjet e pushtetit lokal si dhe referendum për kushtetutën berishiane i dhanë goditje vdekjeprurëse PD-ës . Ish zv. Kryetari i PS-ës Servet Pllumbi, i drejtoi ato dy fushata me urtësi e mënçuri . Rezultatet e atyre fushatave vertetuan se populli ishte zhgënyae nga PD-ja , gjithçka ajo kishte premtuar doli bllof . Rezultatet e atyre dy fushatave veçanërisht ajo e Kushtetutës duhet të kishin bërë që liderët e saj të tërhiqeshin . Ndodhën edhe ngjarje të tjera akoma më tragjike e fatkeqe për popullin e vendin . Ndodhën fajdet , ndodhi 97-ta e 98-ta asnjë veprim demokratik por përkundrazi aventurë e aventurë me thonjë e me dhëmbë për të mbretëruar në skenën politike . Nuk shifet asnjë tregues , që këta kanë bragtisur traditën e rrugën e tyre , përkundrazi keq e më keq po zhytën në batak, ç’ka do të thotë, se këta e duan vendin “tokë të djegur pas largimit të tyre. Gjithçka kanë bërë e synojnë të bëjnë duhet parë më imtësi. Asgjë nuk duhet të shpëtojë pa analizë e konkluzion, sepse veprimet e tyre mund të jenë të trishtueshme për pasardhësit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.