Kreu Aktualitet Shtëpia e re, gëzimi i vigjiljes së ndërrimit të viteve në familjen...

Shtëpia e re, gëzimi i vigjiljes së ndërrimit të viteve në familjen Shabaj

585
0

Familja e Vullnet Shabajt në Postribë të Shkodrës Vitin e Ri 2019 do ta presë në shtëpinë e re, ndërtuar nga e para në më pak se dy muaj.

Në fillim të nëntorit Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren Ogerta Manastirliu panë nga afër situatën mjaft të vështirë ku jetonte familja Shabaj, në një shtëpi të rrënuar, ndërsa sot, në vigjilie të ndërrimit të viteve, ajo gëzon hapësirat dhe arredimin komod me ambientet e përshtatshme edhe për fëmijët e vegjël, që ndonëse larg luksit të qendrave të banuara, shkëlqejnë në shkollën e tyre me përgatitjen mësimore. “Ajo që desha unë ishte që të realizohej për Vit të Ri, u realizua,” u shpreh ndër të tjera Kryeministri Rama, duke uruar familjen e Vullnetit për një vit të gëzuar.

Kryefamiljari, ashtu si dhe bashkëshortja e tij u shprehën mjaft të lumtur për këtë ndryshim rrënjësor në jetën e tyre dhe të 7 fëmijëve që do të rriten në shtëpinë e re.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.