Kreu Sociale Shtrirja e gështenjës në Kosovë

Shtrirja e gështenjës në Kosovë

331
0

Nga Ardita Dinaj Keshilltare CNVP Kosove: 

Në Kosovë Gështenja shtrihet  në  sipërfaqe prej më shumë se 3500 hektarësh  duke krijuar grumbuj të pastër apo të përzier me Dushqe, Ah dhe lloje të tjera fletorësh.

Areali i saj është kryesisht në pjesën  perëndimore të vendit: duke filluar nga fshati Lëvoshë dhe zona Gubavc në Komunën e Pejës – ku formojnë grumbuj të izoluar pyjor – të pastër apo të përzier, me një ndërprerje deri në fshatin Strall (Strellc) të Komunës së Deçanit, kurse nga aty formojnë një brez të pa ndërprere  pyjor i cili  përfshinë Komunat Deçan, Junik dhe vazhdon deri në fshatin Devë të Komunës së Gjakovës ku gjendet brezi i  Gështenjave. Gështenja  haset në enklava të vogla edhe në rrethet e Therandës e veçmas në fshatin Mushitisht dhe Delloc, kurse në grupacione me të vogla haset edhe në rrethin e Ferizajt  si në fshatin Pleshinë, mbi qytezën e Shtimes në fshatin  Petrovë, përreth Cvilenit në Prizren, Kaliçan – komuna Istog, kurse në forme Individuale edhe në disa fshatra të Regjionit të Mitrovicës e anekënd Kosovës.

Nën ndikimin e shumë faktorëve, Gështenja e Rrafshit të Dukagjinit potencialin prodhues të drurit dhe të frutave e ka të kufizuar. Pozitën  në tregun e produkteve jodrunore dhe drunore e ka ruajtur  edhe pse tregu është i paorganizuar.

Zinxhiri i vlerave per pyjet e Geshtenjes

  • Sipërfaqet pyjore dhe kapacitetet prodhuese
  • Vlerat ekonomike, sociale dhe ekologjike
  • Disponushmëria e fuqisë punëtore -ekonomitë familjare
  • Ekzistenca e traditës dhe e rrjetit të shoqatave të pronarëve privat
  • Kërkesat e rritura për grumbullim e frutave të gështenjës. Tregu i sigurtë për eksport.
  • Zinxhiri i vlerave tjera indirekte

Përmes projektit “Menaxhimi i Qëndrueshëm i Pyjeve Private dhe te Decentralizuara” mbështetur nga Ambasada Suedeze ,CNVP Kosove në bashkëpunim me Komunat Pejë, Deçan, Junik dhe Gjakove , per here te pare organizoi Konferencën Rajonale mbi Zingjirin e vlerës se shtuar te gështenjës. Ngjarja u zhvillua ne hapësirat e Hotelit Dukagjini ne Peje me date 27 nëntor, 2019.

Projekti ne fjale ka per qellim promovimin e zinxhirit te vlerës se shtuar te produkteve pyjore jo drusore ne kete rast te gështenjës përmes përkrahjes se aktiviteteve me synim te revitalizimit te pyjeve natyrore dhe ngritjes se plantacioneve eksperimentale me fidanë te gështenjës me rezistence me te larte ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve si dhe me qellim te shkëmbimit te përvojave me vendet e regjionit dhe vendeve anetare te BE-se.

CNVP e konsideron forcimin e zinxhirëve të vlerës për produktet pyjore veçanërisht gështenjat si shumë të rëndësishme, të cilat në planin afatmesëm dhe afatgjatë mund t’i lejojnë komunitetet rurale të përfshihen më mirë në tregje, të rrisin të ardhurat e tyre dhe për këtë arsye të bëjnë zgjedhje për zhvillimin e tyre të qëndrueshëm.

Çfarë synohet:

Zhvillimi i një kornize strategjike rajonale për skanimin e gjendjes aktuale dhe hapjen e perspektivave të reja  për  pyjet me Gështenja

Forcimi i kapaciteteve teknike për trajtimin gjithëpërfshirës të pyjeve dhe plantacioneve me gështenja: hulumtimet për diagnostifikim me kohë të sëmundjeve, akordimi për sistemet dhe masat mbrojtëse dhe ngritja e vetëdijes për rëndësinë e mbrojtjes nga faktorët biotik dhe abiotik të pyjeve dhe plantacioneve me Gështenja.

Krijimi i rrjetit rajonal të gështenjave me një platformë unike për qasje ndaj problemeve dhe perspektivave për këtë lloj druri agropyjor.

Ngritja e plantacioneve eksperimentale me kultivarë të gështenjës, rezistente ndaj sëmundjeve invazive prezente në rajon

Qëllimet e Konferencës:

Konferenca solli se bashku ekspertë, profesorë universitarë, ndërmarrës nga Italia, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova duke përfshirë Institucionet publike të nivelit qendror dhe lokal.

Pjesëmarrësit e konferencës kishin mundësin e zhvillimit te debatit në nivel regjional ku u  diskutuan temat për zhvillimin e zinxhirit të vlerës së shtuar të Gështenjës, si dhe ndarja e eksperiencave mbi praktikat e mira të menaxhimit të pyjeve natyrore të gështenjës, luftimi i sëmundjeve të gështenjës dhe ngritjes së plantacioneve të gështenjës me varietete të reja me imunitet më të lartë ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesëve.

Sipas agjendës se planifikuar konferenca perbehej nga tre sesione prezantimesh ku sipas temave te fokusuara panelistet paraqiten praktikat, përvojat, zhvillimin dhe sfidat lidhur me:

–        gjendjen e përgjithshme te pyjeve te gështenjës;

–        sëmundjet dhe mënyrën e luftimit te sëmundjeve;

–        ngritjen e plantacioneve me fidanë te gështenjës rezistente ndaj sëmundjeve etj.

Te ndare ne sesione panelistet udhëhiqeshin nga moderatorët ne baze te temave qe kishin ne fokus per prezantim. Sesioni i pare udhëhiqej nga moderatori z. Hysen Shabanaj, ekspert i pyjeve ne Kosove ndersa panelistet ishin:

Profesor z. Engin Ertan nga Universitetit i Turqise,Profesor z. Gabriele Beccaro nga Universiteti i Torinos Ital,z. Rexhep Meta nga Kooperativa e Recit, Shkoder

Temat e prezantuara nga panelistet kishin ne fokus gjendjen e përgjithshme te gështenjës ne vendet nga ku vinin dhe mundësitë e përmirësimit te gjendjes dhe sigurimi i tregut te gështenjës

Sesioni i dyte udhëhiqej nga moderatori z. Mark Rupa, këshilltar i pyjeve ne CNVP Shqiperi ndersa panelistet ishin:

Profesor z. Kiril Sotirovski nga Universiteti i Maqedonies Veriore

  1. Ibrahim Muja, MBPZHR Kosove,znj. Mensura Nuhodjic, keshilltare CNVP Mali i Zi

Temat e prezantuara nga panelistet kishin ne fokus sëmundjet e gështenjës dhe mënyrën e luftimit te sëmundjeve

Sesioni i trete dhe i fundit udhëhiqej nga moderatori z. Hysen Shabanaj dhe ne fokus ishin temat lidhur me kultivimin e fidanëve te gështenjës, ngritja e plantacioneve eksperimentale, teknologjitë inovative. Paneliste ishin:

  1. Gokhan Asliturk, ekspert i fidanishteve ne Turqi
  2. Hysen Shabanaj, ekspert i pyjeve ne Kosove

Profesor z. Vahid Avdiu dhe Profesor z. Arben Mehmeti nga Universiteti i Prishtines, Kosove

Gjate hapësirës se diskutimeve pjesëmarrësit shprehen interesimin e tyre lidhur me pronësinë e pyjeve te gështenjës, metodat me te mira per preventivat e sëmundjes qe po u kanoset cdo dite e me shume, sigurimin e tregut te gështenjës dhe zhvillimin e te gjithë zingjirit te vlerës se shtuar te gështenjës qe do te ndihmonte komunitetin rural ne gjenerim te te ardhurave dhe kthimin e traditave te mëhershme ku gështenja konsiderohej e BEKUAR.

Konkluzionet

Ne fund si konkluzione CNVP propozoi zhvillimin e rekomandimeve që do të përmbajnë veprime konkrete duke përfshirë propozimet për politikat mbështetëse,  për bashkëpunimin regjional ndërkufitar me synim të zhvillimit ekonomik rural duke promovuar aktivitete që kanë në fokus gjenerimin e të ardhurave dhe përmirësimin e kushteve të jetës për komunitet rurale.

Disa perfundime

Gështenja përbën një burim të rëndësishëm të ardhurash për komunitetet maloreku

bujqësia intensive nuk është e përshtatshme, dhe kualternativat e punësimit janë të pakta.

Gështenja përbën produktin më të rëndësishëm përsa i përket vlerave,  prodhimit dhe tregtisë ndërkombëtare. Aktualisht prodhimi i gështenjës bazohet kryesisht ne masivet pyjore ekzistuese, de facto organike. Eksporti i gështenjës bëhet mbi bazën e një kërkese ndërkombëtare të qëndrueshme për këto produkte.

Konferenca Rajonale dhe studimet e bera jane nje informim per  institucionet financiare dhe pale të tjera të interesuara për mbështetjen e sektorit të gështenjës për mundësitë kryesore për të financuar këtë sektor. Disa prej mundësive më të rëndësishme të financimit në nivel ferme, janë plantacionet e gështenjës, duke përfshirë kultivarët qe jane me teper shtateshe dhe rezistente ndaj kancerit dhe semundjeve të përshtatur më së mirë me kushtet e rajonit Tone. Nje tjeter kerkese per mbeshtetje per përmirësimin e menaxhimit të pyjeve ekzistuese të gështenjës.Nepermjet punimeve shendetesuese si krasitje rrallime, shkalbezime, luftim kanceri etje. Për të mbështetur investimet në nivel përpunimi mund të punohet ne dy drejtime:

(i)       Trajtimi i menjëhershëm i nevojave të pjesshme të tregtarëve/përpunuesve,

(ii)      Mbështetja e projekteve të mëdha të integruara, që përfshijnë të gjitha fazat kryesore të përpunimit të gështenjës.

Ekziston nevoja/potenciali për investime per ritjen e kapaciteteve të agazinimit, mbështetjen e pajisjeve dhe ambienteve të konservimit të gështenjës në të nxehtë, mbështetjen e makinerive të thjeshta të ndarjes/klasifikimit dhe pajisjeve të tjera të tregtimit, dhe rritjen e kapaciteteve frigoriferike. Për institucionet financiare, këto përbëjnë mundësi të mira për të trajtuar realisht nevojat e aktorëve të zinxhirit të vlerës. Duke pasur parasysh potencialin e sektorit për eksport, mund të merret në considerate edhe një linjë e plotë e përpunimit të gështenjës, që konsiston në një linjë klasifikimi (e cila klasifikon dhe ndan gështenjat në gështenja të destinuara për tregti produkte të freskëta dhe gështenja të destinuara për përpunim), nël injën e produktit të freskët dhe në linjën e produktit industrial. Sektori i arroreve mund të përfitojë nga skemat publike të mbështetjes nga Ministrite ose Agjensi te ndryshme pa perjashtuar Njesite e qeverisjes vendore dhe Shoqatat e Pyjeve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.