Kreu Aktualitet Solidaritet pas tërmetit/ KiE mirëpret vendimin për konferencë donatorësh për Shqipërinë

Solidaritet pas tërmetit/ KiE mirëpret vendimin për konferencë donatorësh për Shqipërinë

243
0

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca njoftoi sot rezultatet e mbledhjes së Këshillit Europian mbajtur mbrëmjen e kaluar.

Soreca njoftoi se Këshilli Europian i 12 dhjetorit qëndron në solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit dhe mirëpret njoftimin e KE-së për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë donatorësh.

“Përfundimet e Këshillit Evropian të 12 dhjetorit 2019: “Bashkimi Europian qëndron në solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit të fundit. Këshilli Evropian mirëpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë donatorësh”, theksoi Soreca.

Mbrëmjen e kaluar, ishte presidenti francez, Emanuel Macron i cili në deklaratën në hapje të Këshillit Europian, shprehu solidaritetin me popullin shqiptar pas tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi 51 të vdekur dhe mijëra të pastrehë.

Presidenti francez, Macron theksoi se Bashkimi Europian do të ofrojë politikë ndihme dhe se do të organizojë një konferencë ndërkombëtare donatorësh në dhjetor ose në janar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.