Kreu Aktualitet Soreca: Djegia e mandateve kundër demokracisë

Soreca: Djegia e mandateve kundër demokracisë

98
0

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka ritheksuar sot se djegia e mandateve është kundër produktive për demokracinë.

Në një prononcim për mediat, ambasadori deklaroi se djegia e mandateve krijon një moment paqartësie.

“Ne presim si qeveria dhe opozita të angazhohen në një diskutim konstruktiv. Qeveria duhet të punojë për të përmbushur detyrimin përfshirë këtu edhe angazhimet për integrimin europian. Opozita ka të drejtën e saj që të shprehet ashtu siç kemi thënë edhe ne në një mënyrë të paqme dhe pa dhunë.  Ne e dimë që ky vend duhet të jetë parlamenti dhe opozita nuk duhet të bojkotojë parlamentin”, apeloi diplomati i BE-së.

“Javën e kaluar thashë që vendimi për të djegur mandatet mund të krijonte një moment paqartësie dhe do të duhet kohë përpara se të vijë kjo siguri nga KQZ dhe KQZ do t’i duhet kohë më shumë se sa kemi menduar. Prandaj kemi thënë që djegia e mandateve do të ishte kundër prodhuese për demokracinë”, u shpreh Soreca.

Ambasadori gjithashtu ka apeluar edhe për një protestë të qetë të opozitës. “Ne presim që çdo protestë të jetë e paqtë dhe pa dhunë pasi nuk është e mirë për Shqipërinë dhe reputacionin e saj”.

I pyetur për vizitën e delegacionit nga Komisioni Parlamentar Europian për Çështjet e Jashtme, Soreca tha the “kjo vizitë nuk është koincidencë, por do të theksohet se vendi për diskutimet mes opozitës dhe qeverisë është parlamenti. Të enjten paradite do të kenë një konferencë për shtyp dhe ne shpresojmë që të ketë dhe sinjale pozitive”.

I pyetur nëse eurodeputetët do të luajnë rolin e arbitrit, Soreca  tha se “roli i europarlamentarëve është i rëndësishëm. Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm në të shkuarën. Do të dëgjojnë të dyja palët dhe do të bëjnë një vlerësim për vendimin e qershorit”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here