Kreu Aktualitet Spiropali dhe Bushati bashkëkryetarë të PS Tiranë

Spiropali dhe Bushati bashkëkryetarë të PS Tiranë

272
0

Gjatë mbledhjes së Kryesisë u morën vendime me një rëndësi tejet të veçantë, si ai i mbajtjes së Kongresit me datë 29 shkurt, por edhe vendime që lidhen me strukturën e Partisë Socialiste.

Ministrja Elisa Spiropali dhe deputeti Ervin Bushati ishin dy emrat të cilët u miratuan në Kryesi, për të qenë bashkëkryetarë të Partisë Socialiste në Tiranë.

Dy emrat u miratuan nga dakordësimi i plotë i anëtarëve të Kryesisë, të cilët besojnë se Spiropali dhe Bushati do të mirëorganizojnë punën në familjen socialiste të Tiranës.

Në mbledhjen e Kryesisë u miratuan gjithashtu edhe emrat për 60 bashkitë e tjera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.