Kreu Aktualitet Takim me deputeten Elona Gjebrea

Takim me deputeten Elona Gjebrea

285
0

Në zonën “Ali Demi” me datën 19 Qershor 2019, me rastin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, u zhvillua një takim me deputeten znj. Elona Gjebrea, e cila bëri bashkë duke ftuar veteranë dhe personalitete te ndryshme nga Organizata e Dëshmorëve të LANÇ-it, ushtarakë në pension, pensionistë që jetojnë e kontribuojnë në territorin e Lagjes Nr.1.

Rendi i ditës ishte: “Të mobilizohemi që votimet të ecin sa më mirë, në mënyrë paqësore e të qetë si qytetarët europianë”. Duke qenë korrekt të votojmë që në mëngjes duke marrë me vehte familjarët tuaj, të kujtoni shokë e shoqe, banorët ku jetoni e të afërmit duke qenë model e të mobilizuar, aktiv për PS dhe z. Erion Velia.

Znj. Gjebrea, midis të tjerash theksoi se: “Ju keni qenë gjithmonë aktiv për 5 Majin në varrezat e Deshmorëve të Atdheut edhe pse koha ka qenë me shi, ju qëndruat stoik, nuk u larguat dhe as u trëmbet nga moti i keq, por i respektuat dëshmorët e Luftës NAÇl dhe dëshmorët e Atdheut të rënë në kohën e paqes si policët e vrarë në krye të detyrës, ushtarakët pjesmarrës në NATO të rënë në detyrë si në Estoni e Afganistan duke nderuar Kombin shqiptar me Flamurin Kuq e Zi.

Të votojmë Erion Veliajn, i cili ndryshoi Tiranën tonë dhe e ka transformuar atë si askush tjetër. Ka pyllëzuar liqenin e çdo cep të Tiranës duke mbjellë me mijëra pemë; ka ndryshuar edhe fshatrat me rrugë të asfaltuar. Në qytet e në fshat ka ngritur parqe lodrash për fëmijë, shkolla, çerdhe, kopshte të reja dhe të riparuara, stola e lulishte për fëmijë e të moshuar, Pazarin e Ri – model e të bukur. Kemi besim se z.Erion për 4 vitet e ardhëshme do ta bëjë akoma më të bukur e më modern Tiranën tonë që ka habitur shqiptarët dhe të huajt europian, amerikan e nga të gjitha shtetet e botës me ndryshimet e ndodhura.

Në takimin me popullin z.Edi Rama ka theksuar: “zgjedhjet do të bëhen më 30 Qershor patjetër, ato të jenë të lira, të ndershme ashtu siç bëhen në gjithë Europën e qytetëruar. Prandaj shprehet znj. Gjebrea – T’i mbyllim votimet në kohën e duhur, me ndershmëri, të qeta dhe të lira sepse kështu i shërbejmë vendit  dhe popullit tonë… E them me bindje të plotë se Lagjia Nr.1, nuk më ka zhgënjyer asnjëherë. Edhe më 30 Qershor, kam besimin se nuk do të zhgenjehem. Ju uroj suksese dhe me fitore të merituar e sa më paqësore!

Më pas vijoi diskutimin Prof. Shpëtimi, veteran i Lagjes nr.1 tani në pension, i cili ka punuar me ndershmëri, seriozitet e me devotshmëri. Në vijim diskutoi edhe  sekretari i FRESH-it, i riu Erald Mare. Gjithashtu u diskutua edhe nga pensionistët për disa problematika të vogla si psh z.Xhemal Feri, i cili ngriti problemin se në Shkozë janë vënë bukur stola, karrige e tavolina për ne pensionistët por nuk është gjetur vendi i duhur afër pallatit. Sikur të spostoheshin më larg pallatit sepse na hedhin nga larg letra, plehra, ujë. Znj. Gjebrea ia dha përgjigjen në vend: patjetër, urgjentisht nesër do t’jua plotësojmë kërkesën është me vend, u tha, u bë…

Ishte një takim i këndshëm, serioz dhe në fund znj. Gjebrea dëgjoi edhe diskutime të tjera. Në përfundim të takimit, ajo tha: kështu siç jemi do të shkojmë në lokal të pimë diçka apo çfarë të doni ju të qerasur nga ana ime. Mendoj se atje jemi edhe më komod, mund të diskutojmë edhe diçka që ju kujtohet, flasim lirshëm për banorët, për komunitetin e nderuar dhe të respektuar pse jo, edhe ndonjë hall a problematikë të vogël që mund ta ndreqim pa patur shume problem.

Të pranishëm ishin zv.ministria e Shëndetësisë znj. Rakacolli, administratorja e Lagjes Nr.1 znj. Trëndelina, kryetare e Organizatës së Dëshmorëve të Kombi për këtë Lagje, znj. Oqeane Peza për Organizatën e LANÇl si dhe shumë pjesmarrës dhe aktivistë të Lagjes Nr.1 te “Ali Demi”.

NATASHA DHOSKA

Publiciste-Shkrimtare

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.