Kreu Aktualitet TAP ndërton një kopsht dhe rikonstruksion një Shkollë në Berat

TAP ndërton një kopsht dhe rikonstruksion një Shkollë në Berat

537
0

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe Bashkia e Beratit përuruan zyrtarisht kopshtin e fshatit Dushnik dhe shkollën e fshatit Veterrik. Këto projekte, me vlerë të përbashkët prej rreth 440’000 €, janë pjesë e Investimeve Sociale dhe Mjedisore të TAP në Shqipëri.

Të dyja godinat tashmë u ofrojnë nxënësve dhe fëmijëve kushte bashkëkohore. Kopshti i Dushnikut, i cili frekuentohet nga rreth 70 fëmijë, është ndërtuar nga e para. Ai ka mobilim të ri dhe mjedise të jashtme që shërbejnë si park për fëmijët. Për më tepër, kopshti i ri është pajisur me sistem ngrohje qendrore, sistem për mbrojtje ndaj zjarrit, dalje emergjence dhe ka izolim termik. Mbi 180 nxënës dhe fëmijë kopshti shkojnë përditë në këtë shkollë.

Në ceremonitë e përurimit të kopshtit dhe shkollës morën pjesë Kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, Menaxheri i TAP për Shqipërinë, Malfor Nuri, stafet pedagogjike, banorë të këtyre dy fshatrave dhe fëmijët që frekuentojnë këto dy institucioneve.

Në fjalën e tij, Menaxheri i TAP për Shqipërinë, Malfor Nuri, tha: “Ndërtimi i kopshtit të fshatit Dushnik dhe rikonstruksioni i shkollës së fshatit Veterrik janë dy investime shumë të rëndësishme të TAP në Berat. Mbi 250 fëmijë ta kenë më të lehtë të hapin më shumë dyer dhe të kenë një të ardhme më të mirë. Ashtu si edhe për Bibliotekën e Beratit, dua të falënderoj Bashkinë e Beratit që na ka qëndruar pranë në realizimin e këtyre investimeve. Brenda këtij viti do të përurojmë edhe shkollën “Xhemal Çekini” në Uznovë. ”

Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj,  tha: “Investimi i bërë nga TAP ka qenë i domosdoshëm për komunitetet e dy fshatrave. Ambientet sportive të shkollës së Veterrikut do të përdoren edhe nga komuniteti. Kopshti i Dushnikut është ndërtuar nga e para dhe i shërben fëmijëve të një prej fshatrave më të mëdha në Berat. Gjej rastin të falënderoj TAP për bashkëpunimin dhe korrektësinë.”

Kontraktori i TAP për projektet sociale, Abkons, menaxhoi punimet ndërsa Leon Konstruksion realizoi punimet. Për realizimin e ndërtimit të kopshtit dhe rikonstruksionit të shkollës u punësuan afërsisht 135 persona.

TAP mbetet i përkushtuar për të përmirësuar cilësinë e jetesës së komuniteteve përgjatë gjurmës së gazsjellësit në Shqipëri në bashkëpunim me qeverisjen qendrore dhe vendore. Përmirësimi i infrastrukturës së institucioneve të edukimit ka një vëmendje të veçantë.

Deri më tani, vetëm për programin e Zhvillimit të Edukimit, TAP ka rikonstruktuar dhe ndërtuar nga e para 10 shkolla dhe kopshte.

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane.

TAP-i nxit zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë gjurmës së tubacionit; ai është një burim i madh i investimeve të huaja direkte. Tashmë që sasia e parë e gazit ka nisur të transportohet drejt Gjeorgjisë dhe Turqisë, sasia e parë e gazit në Evropë do të arrijë në vitin 2020.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.