Kreu Ditar Të kisha dritë për sy

Të kisha dritë për sy

185
0

“S’të harron rinia, në këngë e valle,

Lule moj Nimete, Hënë e plotë në male…”

Nimete Progonati lindi më 26 Korrik 1930 në fshatin Luzat të Tepelenës. Shkollën fillore e kreu në fshat. Ajo në moshë të re, aktivizohet në radhët e rinisë dhe më 15 Prill 1944, rreshtohet në Brigadën V-të Sulmuese.

Nuk i kishte mbushur ende 14 vjeç kur  doli vullnetare në brigadën e 5-të Sulmuese. Ishte nga Luzati, një Katund i Tepelenës ku bënë krime të tmerrshme andartët e Greqisë më 1913, i njohur edhe gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, së cilës iu kushtua pa rezerva. Më 14 Prill 1943, kur një pjesë e brigadës V-të Sulmuese kaloi asaj ane, do të paraqitej një vajzë ende e parritur mirë.

-Kërkoj komandantin, – i tha ajo një partizani. Aty afër ishte burri babaxhan, xha Metani, komandanti i kompanisë.

-Hë, moj vajzë, ç’e mirë të pruri gjer këtu në këto shkrepa?

-Do vij partizane,- tha Nimetja.

Komandanti u zu ngushtë. Nuk i tha as po as jo. U mendua dhe s’i hapi rrugë fjalës. Po vajza nuk ishte e para herë që takonbte partizanë. Ajo në fshatin e saj Luzat, kishte patur një veprimtari si pioniere në shërbim të luftës. Në shtëpinë e saj, nënë Fatimja kishte pritur partizanë e partizane. Këto takime me ata dhe veprimtaria me të rinjtë e fshatit, e kishin rreshtuar Nimeten në luftëtare të lirisë. Ha metani mendoi të thoshte:

-Ç’të të bëjmë ty në marshimet e gjata, apo të të marrim në trastë? Nuk guxoi ta thoshte atë fjalë, se nëse para tij qëndronte një vogëlushe nga trupi, nga fjala Nimetja ishte brisk. Në 15 Prill të vitit 1944, Nimete Progonati rreshtohet si luftëtare e brigadës partizane.

Në një parakalim të kompanisë më 4 Maj 1944 në Përmet, shihet në foto në radhë të katërt edhe Nimetja. Natyra e qeshur dhe zgjuarsia e saj, bënë që ajo t’i mësonte shpejt këngët e valet partizane. Me sjelljen e saj ajo fitoi simpatinë e kompanisë por edhe të të gjithë batalionit. Sa më tepër marshonin drejt Veriut, aq më tepër ajo gëzohej dhe  gëzimi i saj më i madh ishte dita kur të mbrrinte në çipin e fundit të Shqipërisë për të shpënë gjithkund fitoren e Luftës Nacionalçlirimtare. Natyra e qeshur dhe zgjuarsia e saj, bënë që ajo t’i mësonte shpejt këngët e valet partizane. Me sjelljen e saj ajo fitoi simpatinë e kompanisë, bile të të gjithë batalionit.

Duke qenë efektive sjo marshon me Brigadën drejt veriut. Sa më tepër që ishte me shoqe e shokë si vëllezër, aq më e gëzuar bëhej. Shihte vende që s’i kish parë. Do t’i jepej rasti të merrte pjesë edhe në luftë e të këndonte pushka e saj. Dhe ajo ditë erdhi.

Kur ra për herë të parë në luftë, ndjeu emocionet e forta të zjarrit të parë, por megjithatë s’iu tremb syri. Por ç’t’i bënte xha Metanit, komandantit të kompanisë që nuk i linte shoqet të shkonin në vijën e parë. Ai e dinte mirë se ato luftonin, por ai shoqet i kishte të pakta në kompani, prandaj nuk donte t’i linte të futeshin thellë në luftë, kish frike se mos i vriteshin. Po kusyh i mbante shoqet! Kur pëlciste pushka, ato i vidheshin xha Metanit dhe zinin vend në radhët e para. Kështu ia kish gjetur Nimetja. Sa herë kishte rënë në përpjekje prej Çajupit gjer në Mat!

Në Maj 1944, Brigada zë pozicione lufte në malin e Radonit në Çarçovë e me radhë. Partizanët mbronin Kongresin. Në këto luftime mori pjesë edhe Nimetja. Në ato luftime, me ata që përcollën robërit gjermanë të zënë në luftime, është edhe vajza më e vogël e Batalionit V-të. Nimete Progonati.

Në luftimet dhe veprimtarinë e saj në Qafën e Dardhës më 12 Qershor 1944, në Mullagjeç, në përpjekje me xhandarët e Postës në Godolesh, Lis, rrugën automobilistike Qafë-Shtambë-Burrel, ishte kudo në krye. Gjithkund do të ndjehej edhe thirrja “Para partizanë!” Ishte zëri i vogëlushes, Nimetes që nxiste luftëtarët e tjerë të sulmonin  armikun.

Më 26 Korrik, në një përleshje të ashpër ku mbetën të vrarë nga të dy palët, në këtë luftim u shua edhe zëri i Nimetes së vogël. Dhe brigade i përcolli letër nënës së partizanes , nënë Fatimesë, ku thuhej:

“E gjithë Brigada e V-të Sulmuese, betohet mbi gjakun e bijës suaj dhe shoqes sonë Nimete, se do ta vazhdojë me besnikëri, deri në fund, rrugën që ndoqi ajo dhe se do t’ia marrim hakën…”.

Nëna, kur mësoi që Nimetja ra trimërisht, ligjëroi:

Unë e lumtura për ty,/të kisha dritë për sy./U vrave për Shqipëri./Bijë, o bijë, e bukur-o,/Nimete e nënës-o…

Nimete Progonati, ra Dëshmore e Atdheut më 26 Korrik 1944.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.