Kreu Aktualitet Tellallët anembanë Shqipërisë

Tellallët anembanë Shqipërisë

719
0

Nga Idriz Pasha

Dy kryesuesit e dy partive PD dhe LSI, “Luli i vocërr dhe “Kukuvajka” Kryemadhi duket sikur i ka zënë zekthi ose u janë vërsul “mizat e kalit” dhe nuk po iu zë vendi vend me muaj të tërë duke shkuar anembanë Shqipërisë për të luajtur rolin e tellallit: “Popull ejani dhe mblidhuni këtu-këtu, bëhuni gati që me 16 Shkurt 2019 të gjithë së bashku, i madh e i vogël, pa dallim feje, krahine e ideje të mblidhemi në Tiranë në demonstratë e në revolucion të çlirojmë Shqipërinë prej narko-qeveritarëve të Edi Ramës dhe sipas thirrjes se Kryekrimineli i “Kotiçit të gështenjave të  Tropojës Salih Karradiçi, i ben thirrje popullit: “o djem rrëmbeni pushkët, o vdekje, o liri, të rrezojmë këtë Qeveri”! Kush është Salihi? Një ish shërbëtor i Enverit e byrosë politike e më keq akoma, agjent i sigurimit të shtetit PPSH me pseudonim (Penicilina) si dhe agjent i UDB-së me pseudonimin “Bisturi”.

Mbas vitit ’90 ky komunist ndërroi teseren e Partisë nga e kuqe në blu (ose të dyja i ka në xhep”. Ky Salihi, është dhëndër i anëtares së UDB, Milica që i mori vajzën (Sllobodankën). Liria dhe tezja e saj, kalonele e UDB-së në 2 Prill 1991, në Shkodër vranë  katër të rinj e deri me vrasjen e Sokol Olldashit, e të gjitha vrasjet e tragjeditë sidomos ato të 1997-ës, Gërdecit, Otrantos, Qafshtamës, Farkës, Karaburunit, ku janë vrarë mijëra shqiptarë të pafajshëm është dora kriminale e tyre.. Shkaku nxjerr pasoja (filozofike) ku shkaktar kryesor është Saliu. Te gjitha këto krime dhe shkatërrimin e Shqipërisë duke prishur gjithçka të ndërtuar në kohën e komunizmit, ai i kreu me urdhër të UDB-së. Gjithashtu Saliu së bashku me Gazideden dhe Zhulalin shkatërroi ushtrinë; krijoi firmat piramidale ku pasojat e saj tashmë dihen.

Po Saliu duke patur gjak serbi në damarët e tij, kërkon gjak shqiptarësh ashtu siç bëri duke thyer embargon ndaj gjakësorit Millosheviç duke e furnizuar makinerinë gjakatare me armë e naftë. Por drejtësia heshti dhe akoma vazhdon të hesht ndaj këtij njeriu të pashpirt kundrejt popullit të tij. Do ta kishin “zili” po të ishin gjallë E. Toptani, Zogu, Gjonmarkajt, Bajraktarë, Mit’hat Frashëri etj. por drejtësia kurrë!

Kush është Luli i Vocërr? Një holandez-shqiptar, të cilin Saliu e dërgoi në Prishtinë së bashku me vajzën e tij, Argitën (sigurisht me urdhër të UDB për tre vjet), duke punuar për falsifikimin e dosjeve të oficerëve të UÇK-së, të cilët i quajtën kriminelë të luftës. Për “punën” tyre, ato u shpërblyen nga Beogradi… Për këto merita dhe për hatër të vajzës së tij, Argitës, ishin tre vite me Lulin në një hotel në Prishtinë e Deguraj dhe pas kthimit të tij ai e emëron ministër Transporti. Në detyrën e tij si ministër për ndërtimin e rrugës së Kombit “harroi” dhe mori me vete 230 milion Euro duke i ndarë ato me Salihin. Për punën e “mirë” ai  e gradon më pas ministër të Jashtëm dhe, së bashku të dy, Sali- Luli i Vocërr firmosën për shitjen e Detit Jon, Greqisë, me miliarda euro. Por lind pyetja: Ku do t’i bëjë garat e notit Saliu?!

Për “meritat e djalit të tij politik” ai e gradoi Gjeneral, ministër të Brendshëm, ku me orientimin e shefit të tij, në protestën paqësore të organizuar nga PS, ai vrau katër qytetarë para zyrës së Salës. Drejtësi mos hesht! Po lobimin rus, me SHBA e fotot me udhëheqjen e SHBA? Ah more Lulash-Lulash, ti je një kriminel që llap e leh kudo, në të gjithë vendin për t’i mbushur mendjen njerëzve të  thjeshtë që të të vijnë pas në protestën që do të organizojë PD dhe LSI.

Po Kryemadhi, mëndvogla, kush është? Kjo “doktoreshë” me shumë flamur që i vodhi Partinë burrit të saj. Dikur ajo e kishte “grurë” me Fatosin. Iliri donte ta dënonte, por Fatosi e detyroi ta marrë për grua. Monika, shkon në të gjithë vendin për të mbledhur rininë dhe duke i bërë thirrje: “armatosuni për revolucion që të mposhtim Qeverinë Rama”. Po, po me 17 Shkurt, është një datë historike për  Kosovën. Por edhe ne, tha Kryemadhi, do të çlirojmë Shqipërinë. Batutë: Edhe ne, mosha e tretë, në pleqëri, kemi rënë në “sevda” kur shohim çdo ditë Top-modelen Kukuvajkë ne ekrane televizive duke lehur dhe nëpër gazeta me lloj-lloj uniforme, të kuqe, blu, jeshile, me vija. Por më e preferuara e saj është e verdha e kombinuar me floket, të cilat tregojnë ngjyrën e floririt që vodhi bashkëshorti i saj, Iliri. Luftën e Tretë Botërore, opozita Luli-Moni e ka, do ta bëjnë më 16 Shkurt me çizme, vezë, miell sepse armëve u është lagur baruti nga frika!

Popull shqiptar! Mos u gënjeni nga këta telllallë që shpifin e gënjejnë çdo ditë, këta zanafillësit e krimit të organizuar; këta pronarë të Lazaratit që na e kthyen Shqipërinë si Kolumbia, Siçilia etj. Mos u besoni fjalëve bombastike të Lulit të Vocërr që ju muar zëri duke lehur çdo ditë. Por “ky bukurosh” që del çdo ditë para publikut e ekraneve nga ngjashmëria e portretit na kujton Enverin. Po, po, ish-diktatorin se edhe ai ishte një bukurosh!

Në fund lash Saliun. Ai ia ka hequr gërmën “H” emrit dhe datëlindjen nga 1 Korriku 1944 e shtyu në gjendjen Civile, Tropojë duke e vendosur me 15 Tetor 1944. Tani ky plakush kriminel, duhet izoluar, megjithëse qenit të vjetër të stanit i janë shkulur dhëmbët e s’kafshon dot njeri. Më 16 Shkurt, luftë me fishekë po pa plumba manovër. Poshtë opozita!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.