Kreu Sociale Tirana – 100 vjet kryeqytet i Shqipërisë

Tirana – 100 vjet kryeqytet i Shqipërisë

418
0

-11 Shkurt 1920 – 11 shkurt 2020-

Nga pikpamja gjeografike, Fusha e Tiranës bën pjesë në zonën e Shqipërisë së ulët bregdetare. Tirana ka klimë mesdhetare ku dëbora shihet radhë, ngricat janë të shkurtra dhe rreshjet e shiut të theksuara. Tirana është qytet shumë më I ri në krahasim me disa nga qytetet e sotëm të Shqipërisë, si Durrësi, lezha, Shkodra, Berati, Vlora etj. Historia mbi trevat historike të Tiranës, shkojnë thellë në lashtësinë historike, për ekzistencën e shoqërisë njerëzore deri në paleolitin e vonë para erës sonë.

Në vitin 1614, Sulejman Pashë Bargjini ndërtoi xhaminë, hamamin, furrën dhe hanin, te cilat nënkuptonin fillimet e një tregu (pazari), fshati i Tiranës u shndërrua në qytet. Dhjetëvjeçarët e parë të jetës së Tiranës përkuan me periudhën e islamizmit në masë të shqiptarëve, veçanërisht të krahinave të Shqipërisë së Mesme. Arsyet që shtynë masën e popullsisë të ndërtonte fenë tradicionale, duhen kërkuar si kudo në Shqipëri edhe në këtë trevë, te gjendja e paduurueshme e krijuar nga përdhunimet feudale dhe teprimet e politikës fiskale perandorake ndaj të krishterëve. Paraardhësit e Bargjinollëve e mbajtën sundimin e Tiranës deri më 14 Gusht të vitit 1788 ku Mustafa Pashë Toptani me nushtritë e veta pushtoi Tiranën dhe pastaj vrau, dogji shtëpitë e qytetarëve që kishin mbajtur anën e Bargjinollit. Luftrat 70 vjeçare midit Bargjinollëve dhe Toptanëve morën fund me triumfin e Toptanëve, të cilët vendosën një farë stabiliteti. Ata e mbajtën pushtetin mbi qytetin e Tiranës deri në caktimin e Tiranës si Kryeqytet të Shqipërisë më 1920.

Nga fundi i shekullit 18-të dhe fillimi i shekullit 19-të, Molla Beu dhe pastaj Haxhi Et’hem Beu, të dy personalitete të jetës politike-kulturore të Tiranës, janë ndërtuesit e Xhamisë dhe të Kullës së Sahatit, të cilat qëndrojnë edhe sot si vepra monumentale-kulturore për vlerat që bartin. Ndërsa Kulla e Sahatit ka filluat të rikonstruktohet. Të dyja këto monumente, janë shumë të vizitueshme nga turistë të huaj dhe shqiptarë që vijnë për të parën herë në Tiranë.

Në shekullin e 18-19-të, Tirana njohu zhvillim në fushën e arsimit e të letërsisë. Në perandorinë osmane deri në mesin e shek.19, nuk ekzistonte arsimi shtetëror, arsimi kishte karakter krejtësisht privat; mësuesit e ushtronin profesionin e tyre me pagesë nga ana e prindërve që e përballuan vetëm familjet e pasura. Mësimi kishte karakter fetar, më pas filloi arsimi tregtar. Në Tiranë në gjysmën e parë të shek.19-të, Haxhi Et’hem beu hapi medresenë e parë. Shumica dërmuese e qytetarëve dhe e  fshatarëve ishin analfabet. Në Tiranë u krijua një shtresë e qytetarësh që njihnin gjuhët turqisht, arabisht dhe persisht, dokturimi fetare islamike apo parime juridike të Sheriatit, por edhe letërsinë artistike orientale. Në vitin 1897, konsullata Austriake hapi në Tiranë një shkollë fillore për djem ne gjuhën shqipe ku mësues ishte Filip Ashiku nga Shkodra. Në Elbasannë vitin 1909, u hap shkolla e parë Shqipe për vajza “Kongresi i Elbasanit” nga patrioti Hafiz Ibrahim Dalliu, i cili ishhte dhe mësuesi i saj. Kjo i tërboi më shumë xhonturkistët e Tiranës. Shefqet Turgut Pasha, i dërguar nga Stambolli në Gusht të vitit 1910, shpalli shkatërrimin duke dënuar shumë patriote shqiptarë që luftonin për përhapjen e gjuhës shqipë.

Më 26 Nëntor 1912, Refik Toptani, në emër të antarëve të Këshilliy përfaqësues, shpalli Vendimin për vetqeverimin e Shqipërisë dhe Tiranës, qëndrimin e saj si vend asnjanës në luftën Ballkanike. Në mes të brohoritjeve të popullit, u ul flamuri i Perandorisë osmane dhe në vend të tij u ngrit Flamuri Shqiptar. Abdi dhe Murat Toptani shkuan në Vlorë duke nënshkruar aktin e pavarësisë. Tirana ashtu si pjesa dërmuese e viseve shqiptare, nuk e gëzoi menbjëherë Pavarësinë e Shqipërisë të shpallur nga Kuvendi i Vlorës më 28 nëntor 1912, mbasi më 28 nëntor treva e saj u pushtua nha ushtritë serbe. Më 17 Prill 1913, ushtritë serbe u larguan nga qyteti dhe në Tiranë u ngrit përsëri Flamuri Kombëtar Shqiptar dhe drejtimin e pushtetit lokal e mori përsëri Refik Toptani. Serbia njihte shtetin e Ri Shqiptar. Ushtria serbe ushtroi terror ndaj popullsisë së Dibrë, dukeiI detyruar ata të shpërnguleshin nga vendbanimet për në Elbasan dhe në Tiranë, të cilët u pritën me bujari dhe duke u dhënë troje ku ndërtuan shtëpitë. Lagja ku ata u vendosën u quajt “Lagja e Dibranëve”.

Rebelimi i Majit të vitit 1914 i xhonturqve shqiptar drejtohej kundër shtetit të pavarur dhe synonte kthimin e Shqipëqrisë në gjirin e Perandorisë Osmane. Tirana mbeti nën sundimin e xhonturkistëve dhe nënë terrorin e Haxhi Qemalit deri në fillim të Qershorit 1915. Ushtritë serbe më 11 Qershor 1915 hynë në Tirënë dhe marshuan drejt Durrësit ku çliruan aleatin e tyre Esat Pashë Toptanin, i cili kishte qenë i bllokuar 10 muaj nga xhonturkistët. Disa ditë më vonë u arrestuan krerët e lëvizjet Xhonturkiste Musa Qazimi dhe Haxhi Qamili, të cilët u dënuan me vdekje. Kështu përfundoi mebolizmi xhonturkist në Shqipërinë e Mesme, faqja më dramatike e historisë së Tiranës. Në Janar 1916  mori fund në Tiranë pushtimi Serb, së bashku me administratën qeveritare esadiste. Qyteti dhe treva e saj hyn në zonën e okupacionit ushtarak Austro-Hungarez.Duke çmuar politikën miqësore që kishte ndjekur deri atëherë ndaj çështjes shqiptare,pushtimi ushtarak i saj u prit me simpati nga patriotët Tiranas. Austriakët krijuan një administratë me nëpunësa shqiptarë dhe premtuan përkrahje për zhvillimin e jetës kulturore shqiptare, sidomos për ndihmën që do t’i jepte hapjes së shkollave shqipe.

Një nga ndërmarrjet më të rëndësishme që ndërmori administrate Austro-Hungareze ishte regjistrimi i popullsisë së viseve të pushtuara  dhe ndarja administrative në pajtim me të. Tirana u bë qëndër prefekture. Sipas regjistrimit, qyteti i Tiranës kishte 10.252 banorë dhe vinte i dyti pas qytetit të Shkodrës. Shkolla e parë shqipe për vajza u hap në Shtator 1916 me mësuese Servete Maçi; po kështu u hapën edhe shkolla të tjera laike ku mësonin të rritur dhe djem pa dallim feje. Kontribut dhanë dhe Hafez Ibrahim Dalliu, Mehmet Fortuzi, Hasan Vogli, Mustafa Mara, Riza Jasa, Xhafer Zelka, Isuf Elezi, Beqir Luga etj. Gjatë luftës së I-rë Botërore, popullsia e Tiranës u varfërua pa masë, sëmundjet epidemike si tifo, kolera bënë kërdinë në popull. Më 28 Nëntor 1917, në Tiranë u ngrit Streha Vorfnore, e cila grumbulloi fëmijë jetim që nuk kishin përkrahje ekonomike. Kjo u ngrit me ndihën e Rauf Ficos, shtetar dhe ardhetar, po kështu kontribuoi Zyber Hallulli, Xhelal Toptani, Mytesuin Kelliçi, Luigj Shala, të cilët formuan Këshillin drejtues.

Më 11 Tetor 1920, Streha Vorfnore kishte gjithsej 40 djem e vajza jetime. Okupacioni austro-hungarez vazhdoi deri në verën e vitit 1918. Në Korrik 1918, ushtritë italiane ndërmorën ofensivën kundër ushtrive Austro-Hungareze, e cila pësoi disfatë dhe më 3 Nëntor 1918 kapitulloi, kurse me kapitullimin e Perandorisë Gjermane më 11 Nëntor 1918, merr fund Lufta e Parë Botërore. Treva e Tiranës, si pjesa më e madhe e Shqipërisë, hyri nën pushtimin ushtarak Italian. Në vitin 1919, në Tiranë një grup intelektualësh të qytetit formuan shoqatën patriotike “Drita” që luftonte për një rregjim demokratik evropian. Rreziku i madh që po kalonte Atdheu nga këmbëngulja e Fuqive të Antantës për të zbatuar Traktatin e fshehtë të Londrës që ishte për copëtimin e trojeve shqiptare në favor të shteteve fqinje, Sërbia, Malit të Zi, Greqisë dhe Italisë dhe krijimin e një principate shqiptare me Esat Pashë Toptanin, revoltuan patriotët, të cilët ndërmorën nismën për thirrjen e Kongresit të Lushnjes. Tirana u përfaqësua nga tre delegatë: Abdi Toptani, mytesim Këlliçi dhe Shefil Kondi. Kongresi i Lushnjes rrëzoi qeverinë e Durrësit, miratoi thirrjen drejtuar Konferencës së Paqes se kërkohej respektimi me çdo kusht i Pavarësisë së plotë të Shqipërisë me kufijtë e vitit 1913 pa kontrollin dhe garancinë e Fuqive të Mëdha. U formua Qeveria Kombëtare me kryeministër Sulejman Delvinën; u formua këshilli Kombëtar (Parlamenti). Kongresi i Lushnjes mori vendim më 9 Shkurt 1920 që të vendoste Kryeqytetin e Shqipërisë përkohësisht ne Tiranë. Me miratimin e të gjithëve anëtareve të Kongresit, pjestarët e qeverisë dhe të Këshillit Kombëtar, hynë më 11 Shkurt 1920 në Tiranë, fill pasi repartet e ushtrisë italiane ishin larguar nga qyteti dhe vendosur në Durrës. Banorët e Tiranës e pritën me entusiazëm hyrjen e organeve të larta shtetërore. Në vitin 1925, Asamblea Kushtetuese e shpalli përfundimisht kryeqytet të saj, Tiranën, e cila vazhdon edhe në ditët tona.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.