Kreu Sociale Trajtimi i pyjeve te dushkut per prodhim gjethi e kullotje

Trajtimi i pyjeve te dushkut per prodhim gjethi e kullotje

160
0

Qe ne kohet e lashta e deri ne diten e sotme si ne pyje ashtu edhe ne kullota kemi patur nje tradite te menaxhimit dhe te trajtimit te tyre ne nje rregull te caktuar.

Si per perdorimin e tyre ashtu edhe per njesite e matjes jane te veçanta edhe per karakterin e tyre. Lind pyetja: çfare karakteresh ?

Ne trevat tona kemi pas dhe kemi prape tre forma te menaxhimit te pyllit dhe te kullotes:

Pyll privat (zabelet,

Porenet me kufij tradicional)

Pyll fisi (i perbashket ose mera per dru zjarri,gjeth vetem per kete fis.)

Pyll ose mera i perbashket per te gjithe (mera Katundi) kjo e fundit e emertuar me vendim te te gjitheve dhe te nenshkruara edhe me shenja gishti.

Te gjithe keto forma kane qene dhe jane me kufij te dalluar qarte mes tyre dhe per keto te fundit nuk kishte asnje kundershtim apo konflikt edhe ne qofte se kishte ai edhe sot ne dite tona zgjidhet me gjygjet dhe zakonet e vendit sipas tradites. Pylli privat u ndante per trung (Vella ose tym ).

Te gjithe keto qe permendem me siper, vendoseshin ne kuvende burrash dhe nuk kishte askush te drejten per te ndryshuar keto vendime.Kufiri ose kufini u vendoste dhe vendoset ashtu edhe ne ditet e sotme me gure te gdhendur pingul dhe mbi siperfaqen e tokes ne menyre qe te dallohet lehte, me tre ose kater te vegjel per rreth. Te vegjlit u vendoseshin aq sa kufijare qe ishin per-rreth, qe te cilit edhe sot ketyre te vegjlve u therrsnin si ispat ose thene ndryshe dishmitare (kufijaret/fqinjet). Disa burra te mencur poshte ketyre kufijve vendoseshin qymyr druri ose eshke kovaçi prej dellinje ne menyre qe mos te humbiste edhe vendi.Ne qoftese dikush u pyeste se ku eshte kufiri i (x , y) ai thonte ne filan vend dhe keshillonte se mos nuk besoni eshte poshte edhe thengjijte e dellinjes poshte atyre gureve te ngritur ne ate menyre.Ne nje nen ne Kanunin e Lek Dukagjinit thote se “kufini qe te ngulet nuk luhet më (nuk ndryshon më ) me luajt kufijt si me luajt me eshtrat e te vdekunit”.

Ne mera te Katundit kishte te drejte per te nxjerre lende drusore vetem ato qe kishin dhene kontribut per kete te fundit, kjo e fituar me kuvende dhe gjyqesi sipas tradites ose dhene kontribut dhe fituar me ndonje konflikt te njohur per te gjithe fshatin dhe fiset qe bejne pjese ne ate zone.Dihet si ne te gjithe drejtimet e tjera edhe ne pyje dhe kullota, kishin qellim per te zene ose siç thote plaku i vjeter, me zaptue terrene (pyje dhe kullote) dhe vade per uje, bageti dhe vaditje por te zotet e vendit nuk kane lejuar nje gje te tille. Fisi si nje forme organizimi te nje vendi kishin te drejte per te perdorur kete pyll ose mera per lende drusore dhe gjethe,por edhe per kullote gjete vjeshtes dhe dimrit per te dhirta (Bageti). Por edhe pylli personal (zabelet dhe porenet u perdoreshin per lende drusore dhe gjethe per bagetine si ushqim plotesues.

GJETHI

Qe ne kohet e hershme per pyllin njesia matese ishte Gjethi. Edhe sot perdoret si bisede me te vjetrit qe filani ka kaq ”Gjeth” zabel.Nje gjeth vend kane treguar te vjetrit ishte e barabarte me 400 – 500 m2 kjo siperfaqe nxirrte 100-150 pale gjethi.Kjo sasi gjethi mbante 10 koke te imta d.m.th kush kishte 100 koke te imta (dhen ose dhi bashke) i nevoiteshin per te prere 10 gjeth ose dushke .

Ne ato kohera dikush qe priste gjethe per bagetine priste edhe ne pyll te vetin por edhe ne pyll te kufitarit. Nje person qe kishte nevoje per te prere gjethe ai shkonte tek kushriri me i afert sipas tradites dhe zakonit pastaj tek tjetri me i larget dhe me ne fund dilte jashte fisit. Ai qe ia jepte zabelin per te prere Gjethe kishte te drejten per t’i treguar kufijt e vet dhe te fqinjeve se si ishin ne menyre per te mos rene ne konfliktdhe nje kohesisht per mos me rene ne kundershtim me vendimet qe kishin marre me heret ne kuvend te burrave.

Gjethi si process punimi fillonte nga fundi i muajit Gusht dhe fillimi i Shtatorit pasi kjo periudhe perkon me fillimin e shirave te pare te vjeshtes sic thone te vjetrit te beje nje lloje larje te gjetheve nga pluhurat.

Gjethi u prite me Kosore (kemesa) ne pyje te dryshme persa i perket struktures dhe perberies se tij. Nje person qe priste me Kemese dy punetore ishte norma qe kishin te drejte per ta ludhur ne forme palash. Palat u lidhninn ne menyre qe te mos te shkundet gjate perdorimit. Zakonisht palet lidheshin nga grate dhe djemte te rinj ne menyre qe te rrije tog te gjithe Rremat ose degezat e vogla.

Zakonisht deget ose rremet qe u pritnin per gjeth ishin lastare dy vjecare me nje gjatesi nga 60-80 cm,por gjithmone dukei dhene perparesi per tu rritur dhe zhvilluar normalisht druri, duke mos e penguar rritjen ne lartesi apo ne diameter.Gjate procesit te punes punetoret si ato qe pritnin si ato qe lidhnin gjethin kishin edhe nje orare veprimi. Ne mengjes ose paradite puna fillonte pasi te kete rene dielli me qellim qe t’u tertelashta (vesa e mengjesit) deri ne oren 11-30’,ne kete kohe ishte koha e pushimit etjere. Per pasdite puna fillonte ne oren 15-30’ose thene ndryshe, sa fillonte fresku dhe deri pa perendu dielli, me te perenduar dielli pune u nderprite sepse vazhdonin punet e tjera te shtepise.

Gjate pushimit njerezit diskutonin se ku dhe kur ishte koha per te organizuar punen per te bere grumbullimin dhe per ta vene ne mullare. Edhe per kete ishte bere diskutimi se ku do konsumohej gjethi ne shtepi, apo ne zabel ? Ne qofte se u konsumonte ne zabel sipas vendimit, atehere mullari ose grumbullimi u bente dhe behet prape ashtu edhe ne ditet e sotme, u vinte ne zabel.

Gjethi u priste edhe me argat te organizuar nga i zoti i shpise, kjo e fundit u bente edhe nje forme ndihme.Kjo sasi gjethi u perdorete ne dimer per bagetine si ushqim ose ushqim plotesues. Mbeturinat ose thuprat (kranet) u perdoreshin ne pranvere nga fermeret per rrethim gardhesh te ndryshme ose per dru zjarri.Por gjate proqesit te gjethit fermeri nxjerrte edhe huj dhe  dru zjarri sepse ashtu ishte i ndertuar procesi. Nje pale gjethi eshte e barabarte me 0.5 kg lende e thate d.m.th nje gjeth e barabarte me 150-250 pala X 0.5 kg = 125 kg mase e thate kjo e vlefshme per baze ushqimore per bagetine.Por gjate perdorimit te gjethit fermeret i benin edhe nje lloj sperkatje uje e krip qe kjo perzirje quhej ne ate kohe “Persoll”,kjo ne menyre qe te mos demtuar gjethin ishte me e perdorshme dhe efikase. Po te kemi parasysh llojet e dushqeve (Cuercus) edhe vlerat e gjethit do jete e ndryshme dhe e larmishme,p.sh Bunga (Cuercus petrea) eshte ajka e gjethit pastaj vjen Bung buta (Cuercus puberscens) dhe me ne fund Shparthi (Cuercus fraineto) me i dobeti per gjeth eshte Bulgeri (Cuercus trojana).

Per gjethin u perdornin edhe llojet e frashrave ky i fundit ishte edhe me i mire per bagetine disa e barazonin gjethin e frasherit me: nje pale gjethe frasheri e berabarte me nje sasite caktuar jonxhe.Me gjithese gjethi i frasherit u perdorte si ushqim per bagetite ai nuk u demtonte (pylli).Gjethi me tu prere e grumbullonin dhe e vinin grumbull ne nje mullare te ngulur ose me nje dru te gjate te pershtatshem. Palat me tu thare i vinin mullare njera mbi tjetren ne menyre qe te mos demtohej nga lageshtirat e ndryshme, qofte shiu apo bora. Gjethi u maste me pala ose me barre . Perdorimi i pyllit per gjeth ishte nje menyre e e caktuar si process ne vetvete me nje lloje rradhe te perkryer. Gjate prodhimit te gjethit kishte nje rregull ne pyje te rinje, atij i benin edhe nje lloji rrallimi dhe krasitje nuk ju priste maja e drurit ne menyre qe mos ti pengonte rritjen ne lartesi deget anasore i krasiteshim me nje lloje mjeshtrie dhe keshtu nuk kishte ndonje impakt negative per rritjen dhe zhvillimin normal te pyllit.Po keshtu ishte edhe tek pyjet e dushqeve ne moshe te madhe, ne qofte se ne nje vend te caktuar u pri-te gjeth,per tre vjet nuk kishte asnje nderhyrje ne kete parcele ,qofte per gjeth por qofte edhe per druzjarri,sepse me siper thame se gjate prodhimit te gjethit fermeri prodhonte edhe gjeth por edhe dru zjarri dhe lende punimi (te holle).Gjate perdorimit, gjethi u vendoste para bagetise ne vathe ose ku ishte vene grumbull ne mullare ne krraba prej drurit te dellinjes sepse ishte dru i forte dhe i qendrushem kjo e fundit me emer “Fturkez” nga forma dhe perbajtja (fturk bari). Pasi u shperdanin palet neper keto fturkeza qe ne nje fturkez vendosen tre pale gjeth ne menyre qe te ushqehen tre deri ne kater te imta ne nje vend.Nje familje fermeri qe perdorte gjeth per bageti, ai konsumonte me pak lende druri  per ngrohje ne krahasim me nje familje qe nuk perdorte gjeth.

Ne pyllin e fermerit kullota u bente edhe gjate veres edhe gjate dimrit,zakonisht te dhirtat. Ne pranvere para ose gjate vegjetacionit fermeret nuk i kullotnin bagetine ne ato pyje ose thene ndryshe aty ku kishte dushqe me pjesmarrje Bungbute (sharrkuq, bunge trash,) etj,sepse vegjetonte ne fillim dhe organizmi i te imtave dhe te trashat si lopet etj. ishte disi delikatdhe kjo mase ishte e demshme per organizmin e tyre sepse edhe imuniteti i tyre ne pranvere ishte i dobet.

JETA E EGER

Ne keto zabele ne keto porene kishte dhe ka nje larmishmeri te faunes se eger qe jeton dhe bashkejeton ne keto vende.Zakonisht llojet qe jane ne keto zona eshte disi i ndryshem sipas zonave dhe tipit te pyllit se nuk eshte e thene te kete vetem ne pyje dushku zabele por ka dhe ne pyje ahu, pishe meshtekne por ka dhe ne shkurre,ama edhe kjo shkurre eshte me te zot qe thene te vjetrit, gjithashtu edhe njehere edhe gjahu apo faune eshte e larmishme.Duke permendur faunen vlen per tu thene llojet qe gjenden sot aktualisht,ne disa zona eshte shtuar nje por eshte pakesuar nje tjeter sipas natyres se ruajtjes dhe shkalles se demtimit. P.sh.vlen per tu permendur sepse ne disa zona qe edhe jemi interesuar po shtohet Ariu i murrem,Ujku, Kaprolli, Derri i eger, Baldosa, Dhelpra, Lepuri i eger por edhe Zardafi. Kurse nga shpendet vihet re nje pakesim te te popullates se Mullenjes dhe te Thellenxes se malit. Kjo rritje apo pakesim vjen si rezultat i ruajtjes dhe ndikimeve klimaterike apo ndonje katastrofe siç jan zjarret apo rreshqitje te ndryshme apo ndonje mortaliteti qe kane dhene efektin keto faktor apo edhe faktore te tjere.

Eshte per t’u theksuar se ne nje pylle fermeri te mbrojtur mire dhe te trajtuar ashtu sipas tradites dhe metodave te njohura te gjithe keto shenime dhe jane realitet dhe te prekshme dhe te verifikueshme madje edhe te studjuara.

INXH. ILMI GJANA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.