Kreu Ditar Vajza e dibrës

Vajza e dibrës

159
0

-Me rastin e 75 vjetorit të rënies-

Hibe Palikuqi lindi në qytetin e Dibrës në vitin 1927.  Ajo qysh në moshë të re u përfshi në veprimtarinë që zhvillonte rinia në qytetin e Dibrës, shtëpia e saj ishte bazë e luftës NÇ. Në vitin 1943, u arrestua bashkë me të ëmën. Pas lirimit nga burgu ajo vazhdon me passion të shumëfishuar veprimtarinë e saj antifashiste. Më vonë u rreshtua në batalionin partizan të Dibrës. Do të vazhdonte më pas në radhët e brigadës XVIII Sulmuese me detyrë zv/komisare kompanie. Mori pjesë në shumë luftime që kreu brigade në ato anë.

Në vargun e gjatë të dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare, bën pjesë edhe e reja 17-vjeçare Hibe Palikuqi nga qyteti i Dibrës, zëvendëskomisarja e kompanisë së dytë të batalionit të 4-t të Brigadës së XVII-S, e cila ra duke luftuar heroikish për çlirimin e qytetit të Kërçovës. Vitet e fëmijërisë të vajzës dibrane, Hibe  Palikuqit rrodhën të zbehtë, pa asgjë të veçantë nga ata të shoqeve të saj. Pasi kreu katër klasët e shkollës fillore, ajo u mbyll në shtëpi. Jashtë dilte e mbuluar me çarçaf dhe gjithnjë e shoqëruar nga njerëz të familjes. Fanatizmi kish krijuar ligjet e veta, që s’mund t’I shkelte lehtë cilido.

Por krisi pushka partizane dhe idetë e reja hynë në çdo shtëpi. Populli priste e dëgjonte me kënaqësi fjalët e luftëtarëve të lirisë. Edhe shtëpia e Sabrije Palikuqit, nënës së Hibes, u bë një bazë e sigurtë ku shpesh kalonin dhe qëndronin shokë ilegalë. Kështu, që në vitin 1942, Hibja ran ë kontakt me shokë ilegalë, të cilët strehoheshin përkohësisht në shtëpinë e saj ose vinin për të marrë pjesë në mbledhjet që organizoheshin aty. Nën ndikimin e tyre Hibja u bë shpejt një propagandiste e shkathët në masën e grave. Ajo u mësonte grave dhe të rejave këngë partizane, organizonte mbledhje ndihmash për partizanët dhe kohën e grumbullimit të grave në stacionin e ujrave teërmale të Banishtit e kthente në manifestime të hapura antifashiste, ku bisedohej e propagandohej për Luftën Nacionalçlirimtare.

Veprimtaria e saj revolucionare dhe dalja e vëllait të saj, Eshtrefit, në çetë në Prill 1943, u bë shkas që dashistët ta burgosnin së bashku me nënën e saj dhe me motrën e vogël. Edhe në burg Hibja qëndroi ballëlartë. Me t’u liruar nga burgu, Hibja u hodh eedhe më me guxim në luftën antifashiste. Vajza dikur e mbuluar me çarçaf, në prag të kapitullimit të Italisë fashiste, u pranua në rradhët e Rinisë. Në manifestimin popullor që u organizua ditën që kapitulloi Italia fashiste, Hibja së bashku me 15 të reja dibrane u bashkua me manifestuesit dhe, që atë ditë, u bë partizane efektive e batalionit të Dibrës. Të gjitha detyrat që iu ngarkuan nga komanda partizane ajo I kreu me guxim, zgjuarsi e shkathtësi.

Pas luftës së Dytë të Dibrës, Nëntor 1943, forcat partizane u tërhoqën nga qyteti. Hibja u hodh në ilegalitet dhe veproi në zonan e Zhupës së Dibrës, në fshatrat Ballancë, Prapanik, Selcë etj. Aty vazhdoi punën agjitative në popull dhe udhëhoqi një aksion të armatosur kundër një autokolone në rrugën Strugë-Dibër.

Okupatori, në bashkëpunim të ngushtë me parinë reaksionare të Dibrës, organizoi gjatë dimrit 1943-1944, një operacion të rreptë. Hibja hyri ilegalisht në qytetin e Dibrës dhe, duke kaluar nga njëra shtëpi në tjetrën, u tregoi qytetarëve se parrullat helmatuese të armikut ishin të gënjeshtra, se partizanët s’do vononin të ktheheshin përsëri për ta goditur përfundimisht armikun dhe tradhëtarët.

Në pranverën e vitit 1944, Hibja u hodh rishtazi në batalionin partizan të Dibrës dhe, që me organizimin e Brigadës XVIII-të Sulmuese, më 18 Gusht 1944, u caktua zëvendëskomisare e kompanisë së dytë të batalionit të 4-t, i cili më 16 Shtator 1944, mori urdhërin që të hidhej në Kërçovë në ndihmnë të brigadave shqiptaro-maqedonase për të çliruar qytetin. Gjashtë ditë e gjashtë net udhëtoi Hibja, megjithëse u lodh shumë, nuk u dha. Me këngën partizane në gojë, me optimizmin e thellë ajo frymëzonte edhe shokët, për të kapërcyer vështirësitë e rrugës, të mungesës së ushqimeve etj.

Gjatë luftës, në një cast kritik, përpara kompanisë së dytë doli detyra që, një skuadër, me kundërsulm, të zaptonte një lartësi e që aty të mbronte tërheqjen e kompanisë dhe të gjithë batalionit. Hibe Palikuqi u vu në krye të kësaj skuadre dhe me breshëri automatiku u sul drejt kodrës, por mitrolozi armik e plagosi rëndë dhe ajo ra heroikisht më 23 Shtator 1944, në luftimet që zhvilloi brigade ku ajo merrte pjesë për çlirimin e Kërçovës.

Rapsodi popullor dibran, për të përkujtuar heroizmin e kësaj trime, ka thurrur këto vargje:

“Shumë kish vuejt kjo Dibra plakë,/kudo tym e kudo flakë./Kish vuejt shumë, por nuk u shtrue,/brof në kambë populli u çue./Brigad t’re na ka formue,/N’at kërçovë na paske shkue,/Gjermani para i ka vue,/Shumë armiq o i ka farue./Kush asht ajo që prin m’at anë?/Po thotë Hibja – Para partizanë!/Fyt për fyt me nazi-fashista…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.