Kreu Ditar Vajzë fshati, bijë malësie

Vajzë fshati, bijë malësie

334
0

Me rastin e 75 vjetorit të rënies

Zonja Çurre lindi në vitin 1920 në Tragjas . Ajo mori pjesë në Lëvizjen Nacionalçlirimtare që në fillim të saj. U rreshtuan në rreshtat partizane dhe u shqua për trimëri e sakrifica. Në Nëntor të vitit 1943 rreshtohet në Brigadën V Sulmuese me detyrë komandante skuadre, më pas komandante kompanie. Ajo e udhëhoqi kompaninë me sukses në shumë luftime dhe u rrëmbente partizanëve e partizaneve një mirënjohje të veçantë. Emri i komandantes Zonja Çurre u bë i njohur për luftëtarët e brigadës partizane.

Zonja u nis për në çetë një mbrëmje pasi ish errësuar fare. Si mund të shkosh kështu! Je vetem pa njeri, i kish thënë nëna e shqetësuar duke e lutur që të priste deri sa të lindte dita. Por ajo, ashtu siç ish duke nxituar, i ish përgjigjur nënës së saj: Nuk jam vetëm, jo, nënë. Kam edhe dy shokë të fortë.

Po ku janë, silli t’i shoh, t’i njoh edhe unë…

Ja ku janë, nëno! Zonja kish nxjerrë nga xhaketa dy bombat dhe i mbante lehtë ne duar. E sheh nënë që s’jam vetëm?

Që ditët e para, Zonja u rreshtua së bashku me luftëtarët e lirisë. I kishte lezet pushka dhe ylli i kuq partizan. Shpirti i saj patriotik e kishte bërë të përfshihej  dhe të luftonte së bashku me shokët në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Unë kam ardhur të qëndroj me shokët e mi të luftës, të luftoj bashkë me ta: të marr pjesë në çdo aksion dhe të hakmerrem mbi armikun dhe tradhëtarët. Nuk harroj vuajtejt, këmbët e zbathura e të enjtura, duart e enjtura dhe të gjakosura, fytyrën e re dhe të njomë, të jeshilosur nga vuajtjet e rrugës të shokëve të mi. Nuk harroj plagët e tyre dhe gjaku që u rridhte në shpatullat e mia në Qafën e Shëngjergjit. Jo shoku komisar, dua të luftoj me çdo kusht” – ishin e Heroinës kur i kërkohej të shtrohej në spital.

“Vdekja është më e ëmbël se robëria”! – thoshte shpesh ajo. Ndjente urrejtje te madhe ndaj pushtuesve fashistë. “Kur do t’i hedhim në det si më 1920 këta breshkamanë”? – thoshte Zonja…Dhe nuk vonoi shumë dhe u hodh parrulla: “Luftë të ashpër për një Shqipëri të lirë dhe demokratike”.

Anë e mbanë Shqipërisë, në qytete e fshatra u krijuan njësitet guerrile, duallën çetat e para partizane. Në rrethin e Vlorës u krijuan çeta “Plakë”, sjo e “Drashovicës”, “Halim Xhelo”, “Hodo Zeqiri”, “Zigur Lelo”, “Ismail Qemali e të tjera. Sa i donte Zonja Çurre luftëtarët e lirisë! Ajo, jo vetëm i simpatizonte ata, po edhe u vinte në ndihmë duke ndarë me ta kafshatën e gojës, duke i pritur e i përcjellë, duke thurrur triko dhe çorape për ta.

Zonja u zgjodh përgjegjëse e rinisë në Tragjas. Në fillim të vitit 1943, la mënjanë punët e shtëpisë dhe ia kushtoi gjithë kohën çështjes së çlirimit. Vajza me shtat vigan, me fytyrë të bukur malësoreje, me flokë të dredhura dhe me syrin pishë, mësoi me kureshtje të madhe mbërthimin dhe zbërthimin e mitrolozit, përdorimin e tij. Shpejt ajo u bë skuadërkomandante. Edhe kur iu caktua kjo detyrë, shoku i saj më i ngushtë ishte mitrolozi.

Si pjestare e Brigadës V-t Sulmuese, ajo diti të përballojë me heroizëm të shkëlqyer të gjitha vështirësitë e jetës partizane: lodhjen dhe pagjumësinë, etjen, urinë, të ftohtit e madh, vapën e padurueshme, ashpërsinë e betejave.

Kur kompania ku bënte pjesë Zonja u rrethua keq në Himarë, ajo së bashku me një grup shokësh kaloi nga bregu i detit nëpër mallet e larta të Çikës e të Vranishtit. Më pas, si përshkoi Tërbaçin, e ndjekur këmba-këmbës, çau nëpër Qafën e Shëngjergjit. Tre partizanë të rinj, shokë të saj, të dobësuar nga vuatjet, me këmbët e enjtura nga dëbora ishin gati të mbeteshin. Ajo i mori në krahë, megjithëse edhe vetë ishte e lodhur dhe këmbët i kullonin gjak. U zvarrit me shokët e saj në krahë, bëri gjithçka ishte e mundur për t’i shpëtuar ata. Koha ishte e keqe, dëbora e madhe, opingat i kishin humbur, mishrat e këmbëve i ranë, por Zonja marshoi! Tre shokët i mbetën, por ajo gjysëm e vdekur arriti në Tragjas.

“Shkoni shpëtoni shokët”! – ishin fjalët e saj të fundit dh era pa ndjenja. Por Zonja, në mes të kësaj lufte, kur Atdheu kishte aq shumë nevojë për bij të tillë, nuk mund të qëndronte shumë kohë e shtrirë në krevat. Ndonëse këmbët i kishte të enjtura e të çara, fytyrën krejt të hequr, të dobësuar, me t’u përmirësuar disi, u nis për në battalion tek shokët e saj. Komanda e batalionit e porosity Zonjën të qëndronte disa ditë në spital gjersa t’i shërpheshin mirë këmbët dhe të merrte vehten, por ajo nuk pranoi.

U ngarkua me detyrën e zv/komandantes së kompanisë. Shtabi i brigadës kishte besim të madh tek Zonja. Ajo hidhej e para në sulm dhe qëndronte e fundit në tërheqje, gjithmonë duke shtrënguar fort me të dy duart mitrolozin e saj. Nuk ishte vetëm një trimëreshë, por edhe një agjitatore e flaktë.

Më 22 Korrik 1944, në një përpjekje të ashpër me armiqtë në Qafë Shkallë (Klos) të rrethit të Matit, ndonëse e plagosur rëndë, ajo luftoi me mitroloz në dorë. Trupi i kullonte gjak, po mitrolozi i saj ende vazhdonte të mbillte vdekjen mbi armiqtë, ende zëri i Zonjës ushtonte: -“Para partizanë! Para shokë!…”Populli e përjetësoi kujtimin e veprës së saj në këngë:

Vajzë fshati, bijë malësie,/dolle partizane siç të kishte hije,/nga Ti muarrën shëmbull të rinj e të reja,/trimëreshë vëndi, flakë si rrufeja!

Zonja Çurre ra Dëshmore e Atdheut më 22 Korrik 1944, në luftime me armiqtë në Qafëshkallë të Klosit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.