Kreu Aktualitet Veliaj mesazh zonjave te Bashkisë së Tiranës

Veliaj mesazh zonjave te Bashkisë së Tiranës

649
0

Të gjitha zonjat e Bashkisë së Tiranës kanë marrë sot një e-mail ndergjegjesues per të kryer ekzaminimin mjekesor falas. Derguesi i mesazhit ishte vete kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili i fton te gjitha punonjeset e Bashkise se Tiranes qe te tregojne kujdes dhe te kryejne kontrollet mjekësore me qëllim zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
“Të nderuara kolege,
Jemi në muajin Tetor, muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit! Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit e të zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat.
E keni ju në dorë të shpëtoni jetën tuaj! Ndaj drejtohuni në poliklinikat dhe spitalet rajonale, caktoni ditën e ekzaminimit për të kryer mamongrafinë falas”, thuhet në email-in që kanë marrë të gjitha punonjeset e Bashkisë së Tiranës sot.
Pjesa me e madhe e stafit dhe e bashkëpunëtorëve të tij në Bashkinë e Tiranës janë gra dhe vajza.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.