Kreu Aktualitet Vetëm gjatë 2018 u punësuan 153 mjekë dhe 820 infermierë

Vetëm gjatë 2018 u punësuan 153 mjekë dhe 820 infermierë

286
0

Vetëm gjatë vitit 2018 në sistemin shëndetësor publik janë punësuar 153 mjekë dhe 820 infermierë.
Të dhënat e 10-mujorit u bënë publike nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Nga mjekët që janë punësuar në sektorin publik, 79 prej tyre janë punësuar në spitale dhe 74 mjekë në shërbimin parësor.
Gjithashtu, falë programit të bonusit gjatë këtij viti janë punësuar 16 mjekë në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që janë edhe 35 mjekë që janë në proçedurë punësimi në shërbimin parësor vetëm në Tiranë.
Ndërkohë, përmes platformës “Infermierë për Shqipërinë” që prej shpalljes të mënyrës së re të punësimit të infermierëve, janë punësuar 820 teknikë të shkencave mjekësore, konkretisht:
–    715 infermierë
–    68 mami
–    18 teknikë laboratori
–    15 teknikë imazherie
–    4 fizioterapistë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social po vijon me politikat mbështetëse për mjekët dhe infermierët. Me buxhetin e vitit 2019, do të ketë 7% të pagave për mjekët dhe infermierët. Nga rritja e pagave do të përfitojnë 4650 mjekë dhe 13765 infermierë, ku përfshihen edhe laborantët dhe farmacistët e spitaleve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here