Kreu Aktualitet Vorë, në shtëpinë e re të familjes Dedej

Vorë, në shtëpinë e re të familjes Dedej

197
0

Enver Dedej dhe familja e tij sot hynë në shtëpinë e re në fshatin Dedej të Vorës. Në rrënojat e shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti i 21 shtatorit të vitit të kaluar, sot ngrihet një banesë komode, më e madhe dhe më e mirë sesa ajo që familja humbi, duke mbetur në qiell të hapur.

Kryeministri Edi Rama, sëbashku me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin sot miq në shtëpinë e re të familjes Dedej. Në zonën ku ndodhet shtëpia ka edhe shumë banesa të tjera, të cilat janë në proces rindërtimi, por Ministrja Balluku tha se është kthyer në problematikë mungesa e fuqisë punëtore. “Kemi patur problemin e punëtorëve. Ka shumë të papunë, por që nuk përfshihen në procese. Edhe kompania që po rindërton, ka dashur punëtorë nga zona, por që nuk janë përfshirë. Është pak e vështirë, prandaj edhe ka zgjatur. I zoti i shtëpisë ka punuar natë e ditë bashkë me punëtorët për ta mbaruar sa më shpejt,” – u shpreh ajo.

Kryeministri tha se kjo është pasojë e viteve, kur Arsimi Profesional u zhvlerësua dhe shumë universitete prodhuan diploma fiktive. “U futën të gjithë në universitet, u bënë të gjithë juristë dhe u mbyllën shkollat profesionale. Ky është një problem i madh shumë, sepse edhe janë gënjyer në të kaluarën me ato diplomat kot më kot nëpër universitete pa lidhje.”

Duke folur për rindërtimin, kryeministri theksoi se gjithçka e dëmtuar do të ringrihet edhe më e mirë seç ishte më parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.