Kreu Aktualitet Votat për PS për një të ardhme të sigurtë të gjeneratës tjetër

Votat për PS për një të ardhme të sigurtë të gjeneratës tjetër

1013
0

Fjala e kryeministrit dhe njëkohësisht kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama në takimin elektoral me banorë të Lapardhasë:

 

Mirë se ju gjeta!

 

Shumë faleminderit për këtë mikpritje!

 

Ngrijini ato flamujt kuqezi!

 

Ngrijini flamujt kuqezi që janë sot këtu, një simbol shumë kuptimplotë sepse jemi këtu sëbashku.

Është e paprecedent në historinë e pluralizmit që një deputet, i cili është i regjistruar në Partinë Demokratike i është bashkuar PS, jo për interesa politike, por për të përfaqësuar me dinjitet gjithë këtë komunitet.

Unë i jam shumë mirënjohës Lefterit që me kurajë qytetare dhe me vetëdije politike na u bashkua në këtë betejë, e cila nuk është një betejë mes partish, por është një përpjekje e madhe mes të ardhmes dhe te shkuarës.

Nuk është një garë mes partish, por është një garë për të vrapuar më shumë, më shpejt, më gjatë drejtë së ardhmes apo për t’u kthyer mbrapa në të shkuarën.

Ajo që unë ju them është shumë e thjeshtë.

Në 25 qershor pavarësisht bindjeve politike, pavarësisht se çfarë mendon njeri apo tjetri, kur vjen puna tek bindjet apo tek partitë, zgjedhja është shumë e qartë. Çdo shqiptar dhe shqiptare me votën e vet, është pjesë e trupës së madhe popullore të gjykimit për çdo skuadër. Çfarë kanë bërë, çfarë thonë, dhe kush mund ta bëjë më mirë Shqipërinë që duam.

Nuk duhet të ndahemi si tifozë partish.

Nuk duhet të ndahemi nën flamujt e partive, por duhet të bashkohemi në flamurin kuq e zi të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit për ta çuar së bashku këtë flamur aty ku e ka vendin, në oborrin e shtëpisë së Europës së bashkuar.

Ne kemi bërë shumë, në këta 44 muaj qeverisje, por shumë më shumë akoma mbetet për t’u bërë dhe patjetër gjithçka kemi bërë nuk mjafton, për është e mjaftueshme për të ndarë mendjen se kush është forca që bën shtet në këtë vend.

Kush është forca që mund ta bëjë Shqipërinë që duam me shtet, me punë dhe me mirëqenie. Dhe kjo nuk ka asnjë dyshim, është PSSH.

Ne jemi të gatshëm që me fuqinë e bashkimit tuaj, me fuqinë e bashkimit të shqiptarëve, në radhë të parë si shqiptarë, si prindër, si gjyshe, gjyshër, si motra dhe si vëllezër, si vajza dhe si djem, të bëjmë gjithçka që na duhet për ta rritur ekonominë tonë mbi 5%, për ta rritur punësimin si asnjëherë më parë dhe provën ne besoj ua u kemi dhënë  se kur ne vendosim t’ja dalim diçkaje, nuk ka gjë që na ndalon.

Siç luftuam për reformën në drejtësi dhe vettingun, do të luftojmë dhe fitojmë për ekonominë dhe punësimin në 4 vitet e ardhshme.

Prandaj të dashur miq, e di shumë mirë që këtu në këtë takim fantastik për një komunitet relativisht të vogël ka njerëz të bindjeve të ndryshme, por ajo që na bashkon këtu është se të gjithë duam një Shqipëri më të mirë.

Ajo që na bashkon këtu është që të gjithë duam ta shikojmë lart  e më lart flamurin kuqezi dhe të gjithë duam që ti garantojmë një të ardhme të sigurtë gjeneratës tjetër.

Prandaj me të njëjtën dëshirë që jemi mbledhur këtu të shkojmë derë më derë dhe në 25 qershor t’i japim një fuqi të plotë PS për të mbajtur e vetme timonin e reformave të qeverisjes, pa qënë të detyruar të mbajë të tjerë në prehër.

Me atë fuqi ne do ta hapim deri në fund portën e drejtësisë dhe më në fund gjykatat do jenë të qytetarëve dhe për qytetarët dhe portën e administratës shtetërore, ku më në fund zyrat e shtetit do jenë të qytetarëve dhe për qytetarët.

Shumë faleminderit dhe të jeni të bindur se nëse na jepni të gjithë fuqinë e ëndrrave, të shpresave dhe të revoltës tuaj ndaj zyrtareve të korruptuar nëpër zyrat e shtetit, në 4 vitet e ardhshme ne do bëjmë katërfishin e këtyre 44 muajve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.