Kreu Opinion Z. Ilir, më fal, s’të ndihmoj dot dy herë!

Z. Ilir, më fal, s’të ndihmoj dot dy herë!

383
0

Në vitin 1992-’93, Ilir Meta si “student aktivist” iu përkushtua politikës duke propaganduar agjitacion nga njeri rreth në tjetrin. Ai erdhi në Mat në fshatin Macukull me mbi 500 shtëpi dhe bëri tubim tek shkolla, në hije të lisave me pjesmarrjen e qindra e qindra njerezve ku dhe mbajti një fjalim. Midis pjesmarrësve, ishin dhe 10-15 djem, të cilët kishin bërë planin për ta eleminuar fizikisht z.Ilir. Unë, Idriz Pasha, në atë kohë kryeja detyrën e Kryetarit të Partisë Social Punëtore Shqiptare për rrethin e Matit. Kjo Parti drejtohej nga doktor Ramadan Ndreka. Një telefonatë urgjente më vjen nga dajallarët e mi, (sepse unë jam nip në fshatin Macukull) me tekstin: “Idriz merr masa se duan të eleminojnë (të vrasin) Ilir Metën”…

Unë mora në telefon disa djem dhe i nisa urgjent në vendin ku zhvillohej tubimi. Popull i Macukullit, kam marrë vesh një plan ogurzi ndaj Ilir Metës! Jo, bre, nuk e ka zakon populli i Macukullit të vrasë mikun në shtëpinë dhe në bukën e vet, sikur edhe të jetë hasmi juaj sepse vritet brenda fshatit. E shpëtova Ilir Metën, nuk bëra keq… Mbas 7 viteve që drejtova SPSH në Mat, erdha në Tiranë me banim dhe takova z.Ilir. Ai më falenderoi për ndihmën që i kisha dhënë së bashku me fshatarët e mi.

Mendova se ky djalë i ri nga lëvizja studentore, si aktivist se i duhej Shqipërisë. Ai ngjiti shkallët në udhëheqje të partise e shtetit të parë. Më vonë, më vonë nuk i përcaktoj dot lëvizjet e bëmat e tij herë në majë të Piramidës e herë në fund; herë majtas e herë djathtas, pra më shumë flamurë! Ai krijoi edhe partinë e tij, të cilën më pas ia mori Monika…

Thirrja më 19 Shkurt “o djem rrëmbeni pushkët, o vdekje, o liri” të eleminojmë Ramën me gjithë Qeverinë me 2 Mars 2020 duke dalë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përse e bënë këtë thirrje maramendese agresive? Për pushtet, apo nga frika e bëmave kriminale që ka 7 dosje në shqyrtim; apo mbase ka lajthitur nga trutë. Sa gjynah! Unë e kam ndjekur veprimtarinë e Ilirit edhe e kam publikuar në shtyp disa herë duke e krahasuar me “mizë kali” sa majtas e djathtas me shumë flamur!

“Miza e kalit” rri në prapanicën e tij edhe kur ngordh kali fluturon tek një kalë tjetër… Iliri ishte tek “prapanica” e Fatos Nanos “ngordhi” Ai e fluturoi tek ajo e Sali Karragjiçit, ngordhi dhe Saliu dhe ai fluturoi tek “prapanica” e Edi Ramës, “ngordhi ose u gradua” Edi Rama dhe Iliri fluturoi përsëri te kundërshtari i Ramës dhe u fut te prapanica e mikut të vjetër, Saliut që e mbrojti ose e ndanë bashkë thesarin e floririt në Krrabë e Poliçan!

Ka kohë që miku i Ilirit kërkon Revolucion: “o djem rrëmbeni pushkët, o vdekje, o Liri” të përmbysim Edi Ramën  me qeverinë e tij. Iliri me miqtë e tij që e ndërsejnë si qen kundër Shtetit e Popullit apo kundër vetë Ilir Metës, ec e merri vesh  thirrjet e tij për Revolucion. Do t’i sugjeroja Ministres së Shëndetësisë dhe Ministrit të Brendshëm të shoqërojnë me dëshirë ose me dhunë Ilirin, Saliun, Dash Shehun, Vasilin, Noka e Paloka që u ka marrë koka erë dhe t’i çojnë në psikiatri…

Ilir “trimi” edhe ka dale edhe kundër SHBA e BE!? Arsyeja ime që zoti Ilir s’të ndihmoj dot për të dytën herë, është koençidenca se me 2 Mars 1944, bashkëshortja ime Ollga Jani Dhima (Pasha) ka lindur në Malshovë të Përmetit, e cila ka afër 11 vite që ka ndërruar jetë. Pra, unë do të shkoj te varri i saj si çdo vit të ditëlindjes së saj, gjall a vdekur. Por, po të vij afër teje, në luftë kundër popullit tim, më merr tmerri se ndonjë trim si Avni Rustemi me snajper, për të të vra ty, më kap ndonjë plumb edhe mua.

Pastaj Ilir, nuk mund të vijë në luftë me ty se s’di me çfarë armatimi do të luftosh, me çizmet e Monikës apo me boçe gështenjash të Salës nga Tropoja! Më mirë do të shkoj të vendos lule tek varri i bashkëshortes time, t’i rikujtoj ditëlindjen se ishte vajza e Jani Dhimos që me armë në dorë, luftoi në Revolucion në Brigadën  e I-rë Sulmuese si përgjegjës njesiti partizan kundër nazi-fashistëve. Jo si ti me ato “trima” që doni Revolucion me raketa (domate e çizme) kundër popullit tuaj. O Zot, ruaje Shqipërinë nga shqiptari i çmendur, ka thënë Faik Konica. “Gjarpërinjve” si Saliu, Iliri e bashkëpunëtoreve të tyre kriminel, drejtësia e popullit do t’u shtypë kokat. O i çmendur Ilir, ti po çjerr zërin: Unë mbroj Kushtetutën – na bën karshillëk me një bllok me shkarravina në dorë e gishtin tregues përpjetë! E gjithë Bota, SHBA, Europa, Azia e kudo me atë thirrje që bëre Ti më 19 Shkurt, në ato vende të Botës të kishin vënë hekurat urgjent.

Po i mbyll këto rreshta me thirrjet tuaja o “filozof”: “Do të luftoj me të gjitha mjetet grushtin e Shtetit të Edi Ramës. Ore “filozof”! Edi Rama s’bën grusht shteti kundër vetes së Tij e Shtetit që drejton. Pastaj grushtin i shtetit e bën opozita. E provoi edhe Sala dy herë kur ishte në opozitë, por pa sukses. Tani Ai të komandon ty, Ilir, që më 2 Mars të bësh grusht shteti. Por e ke të kotë, sepse popullin e keni kundër dhe gjithë ndërkombëtarët. Pastaj, ju është lagur baruti apo do të luftoni me domate, vezë, miell dhe me çizme? U bëtë gazi i Botës, ju o të çmendur! I sugjeroj institucioneve të drejtësisë, që urgjentisht t’i izoloj këta agresorë. Meqenëse jam matjan, të izolohen në burgun e A. Zogut në Burrel.

IDRIZ PASHA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.