Kreu Sociale Zhvillimi i agropylltarisë në fshatin Golaj

Zhvillimi i agropylltarisë në fshatin Golaj

181
0

Familja Xhem dhe Sanije Dauti jeton në fshatin Golaj të bashkisë Has.

Fshati Golaj është një prej tre fshatrave ku CNVP zyra Kukës po zbaton projektin e financuar nga Qeveria Suedeze.

Kjo familje duke mos patur mundësi të tjera ekonomike, ajo e shikon pyllin dhe tokën bujqësore si burime primare për të siguruar jetesën.

Duke parë interesin dhe përkushtim për të marrë pjesë në aktivitetet të ndryshme të projektit e veçanërisht në aktivitetet për fuqizimin ekonomik e social dhe çështjet gjinore.

Kjo familje është identifikuar dhe si e tillë ajo është perfshirë në aktivitetet e grupeve prodhuese të shoqatës së PPKK Golaj, bashkia Has.

Kështu, në vitin 2015 CNVP, mbështet familjen Dauti për të mbjelljë një sipërfaqe prej 1,200 metër katror me varietete të reja të frutave të imta të pyllit si; Aronia, Mjedra, Luleshtrydhe, Rrush serezi dhe Manaferra të buta.

Kjo pervojë  e re në kultivimin e këtyre bimëve me cikël të shkurtër prodhimi dhe efektivitete të lartë ekonomik, kanë bërë që të gjithë ta njohin në fshatin e tyre.

Frutet e punës së kësaj familje, arrijnë t’i japin në vitin e tretë ku ajo arrin të prodhojë kg. e parë të Lule shtrudhës, Manaferrës, Aronjës, Rrushit të Zerezit dhe të Mjedrës.

Meqenëse tregu i këtyre prodhimeve nuk është i konsoliduar dhe prodhimet janë në fazën fillestare, kjo familje është perfshirë në trajnimet profesionale dhe vizitave brenda rajonit dhe jashtë tij për mësuar artin e ruajtjes dhe përpunimit të këtyre frutave. Dhe tani ajo ka filluar përpunimin e tyre në reçelna, komposto dhe lëngje nga ku plotëson nevojat e familjes si dhe i shet në të afërmit e saj. Për t’u njohur dhe përhapur pëvojën e saj kjo familje ka marrë pjesë në dy panaire të zhvilluara në Krume.

Problemet që shtron për të ardhmen kjo familje janë;

a. Zgjerimi i sip. të mbjella me këto bime,

b. mbështetja për sigurimin e mjeteve frigoriferike për ruajtjen e tyre pasi ato kërkojnë kushte të përshtateshme,

c. lidhja me tregun e tyre, i cili është i pa njohur në këtë rajon.

Në bashkëpunim dhe me asistencën teknike të Shoqatës “Freskia” në Gjakovë, ka mbjelle 2 dylym me Lajthi të butë dhe shpreson që në të ardhmen edhe kjo kulturë të zgjerohet.

Pavarësisht vështirësive dhe mangësive që has çdo ditë ajo nuk gjunjëzohet, por është e zellshme për të mësuar gjëra të reja në kërkim të mundësive për gjenerimin e të ardhurave për familjen e saj.

Disa nga parimet bazë të bujqësisë drunore  (sipas ekspertit mirënjohur Haki Kola)

Për arsye se bimët drunore kanë degë të përhershme që i mbajnë gjethet, në pjesët e hershme të sezonit të rritjes, nuk kanë nevojë për të krijuar strukturat që realizojnë fotosintezën. Struktura që përdor diellin është e gatshme dhe nuk humbet asnjë çast në fillimin e procesit të fotosintezës. Në rajonet e ngrohta shumica e rrezatimit diellor vjetor e gjen tokën të zhveshur, pasi bimët njëvjeçare nuk arrijnë të mbijnë e të krijojnë sistemin e përdorimit të rrezatimit. Kjo është arsyeja e avantazheve të bimëve drunore për të grumbulluar më shumë rrezatim diellor.

Përfitime shtesë

Ka shumë përfitime, si dhe impakte shumë të rëndësishme që bujqësia e bazuar mbi kultura drunore do të siguronte për vendin tonë, që në fakt nuk janë evidentuar deri më tani.

Reduktimi direkt i përdorimit të naftës dhe karburanteve të tjera që përdoren aktualisht për punimin e përvitshëm të tokës. Bimët drunore kërkojnë të punohet toka për të bërë rimbjelljen e tyre në çdo 25 apo edhe 100 vjet. Pas mbjelljes toka nuk paraqet nevojë për punim të përgjithshëm, së paku tre vitet e para. Sasia mesatare e naftës për të punuar një hektar tokë në pranverë, në varësi të mjeteve  dhe gjendjes së tokës varion nga 61 litër deri në 80 litër për hektar. Nëse konvertohet kjo naftë e djegur në lëshim të karbonit në atmosferë, shihet ndikimi kompleks i punimit të përvitshëm të tokës.

Bimët drurore kanë një efeket të jashtëzakoshëm pozitiv në pakësimin e erozionit, si dhe në pasurimin e shtresave të sipërme të tokës me lëndë ushqyese dhe humus. Në praninë e drurëve e rrënjëve toka mbetet me kapacitet më të lartë thithës të ujit. Kjo i shton rezervat e ujit dhe furnizimin e bimëve drunore me ujë në të ardhmen. Bujqësia e bazuar në drurët shumëvjeçare kërkon më pak plehërim, pasi sistemi rrënjor mundëson përdorim të plehrave deri në thellësi.

Zhvillimi i agropylltarisë

Njihen efektet e bujqesisë dhe pyjeve, e anasjelltas. Agropylltaria mund të jetë një përdorim më aktiv i terrenit, se sa vetëm bujqësi apo vetëm pyje. Po ashtu, në shume zona të vendit, ka marrëdhenie të ngushta midis sipërfaqeve pyjore dhe prodhimit blegtoral.

Rritja e drurëve rreth tokave bujqësore dhe përdorimi i prodhimeve pyjore si shtesë e prodhimit bujqësor, janë me rëndësi veçanërisht për fshatarët e varfër dhe ata që jetojnë në terrene me produktivitet të ulët si Hasi por dhe shumë bashki në Shqipëri. Po ashtu, drurët në sistemin e fermes, lozin rol mjedisor, perfshirë mbrojtjen e kulturave bujqësore nga era, përmirësimin e pjellorisë së tokës dhe më pak rrezik për gërryerjen e saj. Agropylltaria duhet zbatuar në kushte të caktuara për të evituar rrezikun e uljes së rendimentit të kulturave bujqësore. Agropylltaria ka një rol potencial të rëndësishëm në ruajtjen e biodiversitetit në nivel speciesh e nën-speciesh. Hartimi i programeve për agropylltarinë në nivel, rrethi  e ferme, duke harmonizuar e integruar zhvillimin e prodhimeve bujqësore, blegtorale e pyjore, si dhe forcimi i shërbimit këshillimor për pronarët e fermave, me qëllim që të marin parasysh më mirë nevojat e fshatarëve. Fshatari duhet të jetë i lirë të vendosë se çfare kulture të kultivojë në tokën pyjore, por duhet t’i sugjerohet për kultura pyjore. Kulturat bujqësore mund të mbillen midis drurëve (duke i mbjellë drurët pyjorë më rrallë se zakonisht), sikurse ka përvoja të tilla në disa zona fushore të vendit.

XHELAL  SHUTI

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here