Kreu Aktualitet Zyrat e ADISA-s asistojnë qytetarët për 472 shërbimet e reja online

Zyrat e ADISA-s asistojnë qytetarët për 472 shërbimet e reja online

48
0

Zyrat e ADISA-s (Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara), të hapura dhe në shërbim të qytetarëve në çdo skaj të vendit, janë pjesë thelbësore e revolucionit dixhital të parashikuar për vitin 2020.

Sportelet e ADISA-s, nëpërmjet e-albania.al do të asistojnë qytetarët për 472 shërbimet e reja online, pëveç mbi 150 shërbime qëndrore dhe vendore që kanë ofruar më parë.

Në një nga zyrat e reja të marrjes së këtij shërbimi ishte sot Kryeministri Rama, i shoqëruar nga drejtoi i ADISA Lorin Ymeri dhe nga drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë se Informacionit, Linda Karcanaj.

Drejtori i ADISA Lorin Ymeri u shpreh se nëpërmjet portalit e-albania janë 472 shërbime të aplikueshme drejtpërdrejt, teksa shtoi se “në bashkëpunim dhe me AKSHI, që prej muajit maj të vitit të kaluar i kemi instaluar sportelet hibride në të gjitha qendrat ADISA ndërkohë qytetarët aplikojnë ose individualisht ose me asistencën e sportelistëve të ADISA shërbimet që ofrohen”.

Sot, nëpërmjet portali e-albania, mund të kryhen lehtësisht procedurat për dokumente shtetërore që deri dje kërkonin kohë e mund zyrë më zyrë. “Të gjithë duhet ta dinë që kjo do jetë një fazë tranzitore e pastaj ne do ta mbyllim përfundimisht këto kontakte. Këto që sot funksionojnë si sportele, do funksionojnë si zyra shërbimi nga brenda. Pra sportelistët nuk do jenë më në pritje të njerëzve, por do jenë para kompjuterit. Do marrin aplikimin që qytetari do e bëjë nga shtëpia, do e bëjë nga telefoni i vetë dhe nëse dikush është pensionist e nuk di ta përdori, ia jep nipit apo mbesës dhe në momentin që vjen aplikimi, gjithë dokumentet që deri dje qytetari do t’i merrte vetë, – janë sportelistët që janë më, jo në kontakt me qytetarin, – do t’i marrin brenda për brenda zyrave të shtetit dhe qytetari do ta marrë po online përgjigjen. Do i thuhet paraqitu në filan datë për të marrë atë që ke kërkuar, në rast se kjo nuk jepet ende online”, – tha Kryeministri Rama.

Drejtoresha e AKSHI, Linda Karcanaj bëri me dije se “janë 52 shërbime të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, që janë online. Aktualisht janë thjeshtuar dokumentet. Janë 101 dokumente që nuk i kërkohen më qytetarëve, por janë punonjësit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës që do i marrin këto dokumente online. Aplikimet janë riformatuar. Edhe pagesa është bërë elektronike”.

Në qershor do të hyjë online blloku i dytë prej 395 shërbimesh dhe deri në fund të vitit 2020 do të jenë 91% të të gjitha aplikimeve për shërbime. “Sot, dëshmia e penalitetit merret direkt nga shtëpia. E bën kërkesën e të vjen në kompjuter me vulë elektronike. Kështu nuk ka më mundësi as për zvarritje, as për historia. Më e rëndësishmja është që qytetari mund ta ndjekë, ku është situata dhe gjithë monitorimi që bëmë ne nga brenda dhe nëse një kërkesë kalon afatin, personi përgjegjës përgjigjet pse u kalua afati. Në fund, kjo zyrë nuk do jetë më një zyrë pritje me njerëz që vijnë, por do jetë një zyrë që do punojë nga kompjuteri sepse njerëzit nga shtëpia do dërgojnë kërkesën. Synimi është që të mbyllim fazën që gjithë aplikimet të jenë online pastaj faza finale që e bën shtetin në xhepin e qytetarit është që e bën të gjithën online. Edhe hipotekën ta marrë në kompjuter”, – tha Kryeministri Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.