Kreu Sociale Agropylltaria kjo degë e rëndësishme që do të ndihmojë në zhvillimin rural

Agropylltaria kjo degë e rëndësishme që do të ndihmojë në zhvillimin rural

344
0

Duke nisur dhe duke shkruar per nje nga temat që në vitet e ardhshme do të degjojmë e lexojmë më shumë se kemi dëgjuar deri tani.

Po për të nisur konkretisht mund të përmbledhim me pak fjalë çfarë është Agropylltaria dhe pse qenka kaq e rëndësishme .

“Agropylltaria është kombinimi i qëllimshëm i drurëve,shkurreve me kultura bujqësore dhe kafshëve në sisteme prodhuese bujqësore që krijojnë më shumë të mira ekonomike,mjedisore dhe sociale”

Dhe duke menduar për këtë ,mendova si teper të rëndësishme faktin që pikërisht “NE” Inxhinieret e Pyjeve mund të japim një kontribut të paçmueshëm në vazhdueshmërin e agropylltaris në vendin tonë.

Kush janë disa nga perfitimet që do të kishim sidomos zonat rurale po të fillonte dhe të kishte një zhvillim më të madh sektori i agropylltaris.Sikurse dihet vitet e fundit ,vendi jonë është në lëvizje masive nga zonat rurale në ato urbane dhe interurbane,dhe kjo ka sjellë që shumë toka të ngelin të djerra.Me zhvillimin e ketij sektori do të kishim familje që to mendonin për nje zhvillim të një  ekonomie familjare,duke perdorur si lajkemotiv agropylltarin.Por si mund të përdoret një toke e djerrë, dhe pse qenka kaq e rëndesishme agropylltaria!

Vetëm më anen e nje formule konkrete qe është: Përdorimi i Pyjve+Përdorimi Bujqësor,dhe perdorimi blegtoral dhe do të kemi tre shërbime ,dhe tre përfitime në një vend të vetëm.

Në një fermë në keto zona rurale që do të krijonim një sistem agropylltyror ku do të mbillnim drurë anës së rrugeve që do të ndihmonin me mbrojtjen kundër erozioneve të ndryshme ,erareve të forta dhe të nxehta ,ngricave ,shirave të rrembyeshem dhe ajo cfarë rekomandohet të mbillet në një sistem agropylltyror janë;Plepat ,Shelgjet ,Akacia ,por vemendja me e madhe viteve te fundit është perqendruar tek Paulonia,ky dru pyjor me rritje te shpjetë,që formon një dru mbi të gjitha me cilesi të mira qe gjen një larmishmeri në perdorime të ndryshme ,ku mund të përmendim Peletat ,në industrine e ndërtimit të anijeve ose veglave te ndryshme muzikore,por gjithashtu përdoret shume mire edhe për ndërtimin e tavolinave ,karrigeve,parketeve ,pasi Paulonia si dru ka veçori që thahet shumë shpjet dhe është një dru pa nyje dhe për këtë gje ai mund të përpunohet ,dhe gjenë nje game të gjerë në përdorim.

Vemendja e madhe gjithashtu duhet të jetë mbjellja e drurëve frutor ku në një sistem Agropylltyror duhet të jenë patjeter prezente,ku preferohen arrat ,sheget,bajamet,lajthijat dhe duke vazhduar me kulturat bujqësore tepër të rëndesishme për mbarvajtjen e fermes!

Blegtoria është një ndër pikat që mund të shfrytezohet fare mire edhe për turizmin.Duke menduar nevojën që çdo person që rri në një zone urbane ,për një hapsirë që mund të gjesh keto tre elemente të kombinuara aq bukur , mund te jete nje shtyes shumë e mire për shumë familje shqiptare që ta mendojne Agropylltarin si nje menyrë investimi ,ku perveçse do të kene një biznes me të ardhura te larta,por do të arrijnë që te marrin dhe shumë kenaqesi,duke shikuar që ky sistem qe nderthur tre gjera në njëten kohë,do të bej që zhvillimi i agroturizmit të jetë një nga pikat më të forta të turizimit të vendit tonë.

Por me e mira e ketij sistemi agropylltyror , është që shumë profesione do të nderthuren sëbashku për të krijuar atë cfarë është e ardhura e Agroturizmit.

Por për të pasur të zhvilluar sektorin e Agroturzmit,një ndihmese e madhe do te ishte hartimi i politikave mbështese për çdo fermer apo individ me nje kapital të caktuar ,që do te merrte iniciativen te bente diçka të tillë.Ashtu sikurse dihet Ministria e Bujqësisë ,aktualisht shumë fermer i mbeshtet me ane të subvencioneve ,me ane të krijimit te politikave mbështetese,do të ishte të shtonin subvencione ,për çdo fermer apo individ që ka nje plan të mirmenduar për krijimin e ketij sistemi Agropylltyror!

Po duke u ndalur në ato te mira që do te kishim nga keto sisteme Agropylltyore është që agropylltaria në vetvete ka një shfrytezim efektiv që mund ti behet tokës pasi permirson pjellorin e tokës,zvogëlon erozionin,cilësia e drurëve pyjor mund të shfrytezohet shume mire si për ngrohje ose qëllime të tjera,gjithashtu nje kriter tjetër me rëndesi të veçantë , është që arrihet të ruhet biodiversiteti ,flora dhe fauna.

Duke menduar vitet që jetojmë problemet që na krijohen nga ndryshimet klimatike ,duhet të gjejme pikerisht metoda të tilla efektive që do të ndihmonin shume familje ,dhe që do të bënte që ekonomia e vendit të kishte luhatje positive drejt rritjes,duhet qe te gjithe sebashku te krijojmë mundesi te tilla agroturizmin në vendit tonë!

Agropylltaria është e ardhura e zhvillimit të ri të ekonomisë turistike në vendin tonë,të mbushur me pasuri të rralla natyrore!

Msc.Florinda Gjeçi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.