Kreu Ditar Heroinat shqiptare, lule të gjalla

Heroinat shqiptare, lule të gjalla

307
0

-Me rastin e 77 vjetorit të rënies-

Ganimet Tërbeshi dhe shumë vajza shqiptare, kanë qëndruar trimërisht para plumbit dhe varjes në litar nga armiqtë pushtues fashistë e nazistë dhe kombin nuk e kanë tradhëtuar. Në Europë janë varur në litar pesë vajza, nga të cilat vetëm në Shqipëri katër prej tyre. Një nga këto është edhe Heroina e Popullit Ganimet Tërbeshi. Ka lindur në vitin 1927, ishte bijë e shtëpisë së Tërbeshëve dhe motra e Dëshmorit Abedin Tërbeshi, të cilin në Mars të vitit 1943, e arrestuan forcat fashiste dhe pasi e torturuan, e therën dhe e vranë me bajonetë në mënyrën më dramatike.

Ky akt, ndikoi shumë te motra e tij, Ganimetja, e cila qysh në moshë të re, u aktivizua në LANÇ. Ajo vazhdoi punën e vëllait të të saj Dëshmor me dëshirën dhe përkushtimin e saj për të bërë realitet idealin dhe amanetin e tij. Shtëpia e Abedin Tërbeshit mbeti ashtu siç ishte: bazë e Lëvizjes Nacionalçlirimtare në Gjakovë. Ganimetja vijoi me vendosmëri rrugën e lirisë, rrugën revolucionare të vëllait të saj.

Duke punuar me trimëri në favor të LANÇ, armiku e zbuloi veprimtarinë e saj dhe e arrestoi së bashku me hallën e saj. Pasi e burgosën, e internuan në kampin e Prishtinës, sin ë burg dhe në kamp, Ganimetja qëndroi sypatrembur dhe ballëlart, duke u dhënë moral shoqeve e shokëve të tjerë, që edhe këta të mos frikësohen, se ndryshe u bëjnë qejfin katilëve dhe njëherazi shprehej se “liria nuk fitohet pa vuajtje e gjak”, kurse nazistëve e tradhëtarëve u drejtohej me fjalët: “Së shpejti do të pendoheni për të gjitha ç’ka po bani”. Shpeshherë shokët e këshillonin për guxim të tepruar duke thënë: “Le të shkojnë në dreq të mallkuem këta horra”, ndërsa Ganimetja u përgjigjej shokëve: “S’ka ç’na bajnë, vetëm të na mbysin. Unë jam një e re e ne jemi me mijëra e mijëra”.

Duke parë qëndrimin e saj të pamposhtur, nzistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre, vëndosën që Ganimet Tërbeshin se bashku me nëntë të tjerë t’i varin në litar! Dhe këtë vendim criminal e zbatuan. Më 30 Gusht 1944, e varën në litar, në trekëmbëshin e ngritur në Namazgjah të Gjakovës. Para litarit, kjo vajzë e re shqiptare 17 vjeçare, iu drejtua armikut me fjalët: “Ju barbarë e ju tradhëtarë, ta dini se hakën do ta marrin shokët…për liri nuk më dhimbset jeta”.

Këto ishin fjalët e fundit të kësaj sokoleshe gjakovare. Dhe u mbyllën sytë e saj të bukur e të ndritur.

Varja në litar ishte një akt barbar i nazistëve dhe i bashkëpunëtoreve të tyre që indinjoi gjithë njerëzit liridashës. Ganimetja mbeti një lulëkuqe e Gjakovës, forcë shpirtërore e burim frymëzimi për gra e vajza në Rrafshin e Dukagjinit, në Malësinë e Gjakovës dhe më gjerë. Dhjetra vajza të reja dhe gra si Safete Nimani, Sabrie Vokshi, Zoge Dega, Bute Dauti etj. u rreshtuan në formacione luftarake në luftën për çlirimin e Atdheut.

Populli i kësaj treve i ka thurur Heroinës Ganimete Tërbeshi kurora e këngë në çdo përvjetor. Ajo ndjehet e qetë në tokën amtare se me mijëra djem e vajza kosovare ia mbajtën amanetin, morën pushkët dhe dolën malit për lirinë e Kosovës, një pjesë e tyre dhanë dhe jetën për këtë liri, që aq shumë ëndërronte Ganimet Tërbeshi.

Poeti Krenar Progonati, duke parë pikturën e saj, shkruan: “…Në qytetin e gjakut, varën Ganimet Tërbeshin, vajzën 16-vjeçare dhe bota duhet të çapëlente sytë e ballit e të çmendej, se varet në litar një vajzë hyjneshë që shperndante bukuri. Shoh portretin e saj. Ku i kam parë ata sy të zjarrtë? Mos janë sytë e motrës sime heroinë, që ran ë Sinjë të Dibrës? Ndiej se Kosovës i dhemb për ty, o Ganimet Tërbeshi!…E puth portretin me atë dashuri zemre që puth edhe dy djemtë e mi: Valmirin dhe Festimin. Vajzë e re, e bukur, fytyrë fildishi. Duart në pranga i ke, o vajzë krenare! Fustani i kuq, flakë e zjarrtë i idealit tënd mbi errësirën e shpirtrave të zinj sterrë si nata e zezë. Fytyra ngazëllenjëse nga shkëlqimi i trimërisë. Mllefi i urrejtjes ndizet në ata sy. Të çojnë pranë litarit. Cila dorë do të lidhë litarin? Kush guxonte të vriste bukurinë tënde? Po të ishte bota si kjo vajzë e bukur luaneshë me emrin Ganimet, do të ndriçonte gjithë planeti. Të shaoh e më dukesh sikur lëviz nga portreti. Në vesh më jehon kënga që lindi atëherë në Kosovë:“Genimetja thërret: “Abedin, o vëlla,/çohu, shikoje motrën tënde,/afër teje ka ra!”.

* * *

-Me rastin e 77 vjetorit të rënies-

Hibe Palikuqi lindi në qytetin e Dibrës në vitin 1927.  Ajo qysh në moshë të re u përfshi në veprimtarinë që zhvillonte rinia në qytetin e Dibrës, shtëpia e saj ishte bazë e luftës NÇ. Në vitin 1943, u arrestua bashkë me të ëmën. Pas lirimit nga burgu ajo vazhdon me passion të shumëfishuar veprimtarinë e saj antifashiste. Më vonë u rreshtua në batalionin partizan të Dibrës. Do të vazhdonte më pas në radhët e brigadës XVIII Sulmuese me detyrë zv/komisare kompanie. Mori pjesë në shumë luftime që kreu brigade në ato anë.

Në vargun e gjatë të dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare, bën pjesë edhe e reja 17-vjeçare Hibe Palikuqi nga qyteti i Dibrës, zëvendëskomisarja e kompanisë së dytë të batalionit të 4-t të Brigadës së XVII-S, e cila ra duke luftuar heroikish për çlirimin e qytetit të Kërçovës. Vitet e fëmijërisë të vajzës dibrane, Hibe  Palikuqit rrodhën të zbehtë, pa asgjë të veçantë nga ata të shoqeve të saj. Pasi kreu katër klasët e shkollës fillore, ajo u mbyll në shtëpi. Jashtë dilte e mbuluar me çarçaf dhe gjithnjë e shoqëruar nga njerëz të familjes. Fanatizmi kish krijuar ligjet e veta, që s’mund t’I shkelte lehtë cilido.

Por krisi pushka partizane dhe idetë e reja hynë në çdo shtëpi. Populli priste e dëgjonte me kënaqësi fjalët e luftëtarëve të lirisë. Edhe shtëpia e Sabrije Palikuqit, nënës së Hibes, u bë një bazë e sigurtë ku shpesh kalonin dhe qëndronin shokë ilegalë. Kështu, që në vitin 1942, Hibja ra në kontakt me shokë ilegalë, të cilët strehoheshin përkohësisht në shtëpinë e saj ose vinin për të marrë pjesë në mbledhjet që organizoheshin aty. Nën ndikimin e tyre Hibja u bë shpejt një propagandiste e shkathët në masën e grave. Ajo u mësonte grave dhe të rejave këngë partizane, organizonte mbledhje ndihmash për partizanët dhe kohën e grumbullimit të grave në stacionin e ujrave teërmale të Banishtit e kthente në manifestime të hapura antifashiste, ku bisedohej e propagandohej për Luftën Nacionalçlirimtare.

Veprimtaria e saj revolucionare dhe dalja e vëllait të saj, Eshtrefit, në çetë në Prill 1943, u bë shkas që fashistët ta burgosnin së bashku me nënën e saj dhe me motrën e vogël. Edhe në burg Hibja qëndroi ballëlartë. Me t’u liruar nga burgu, Hibja u hodh edhe më me guxim në luftën antifashiste. Vajza dikur e mbuluar me çarçaf, në prag të kapitullimit të Italisë fashiste, u pranua në rradhët e Rinisë. Në manifestimin popullor që u organizua ditën që kapitulloi Italia fashiste, Hibja së bashku me 15 të reja dibrane u bashkua me manifestuesit dhe, që atë ditë, u bë partizane efektive e batalionit të Dibrës. Të gjitha detyrat që iu ngarkuan nga komanda partizane ajo i kreu me guxim, zgjuarsi e shkathtësi.

Pas luftës së Dytë të Dibrës, Nëntor 1943, forcat partizane u tërhoqën nga qyteti. Hibja u hodh në ilegalitet dhe veproi në zonan e Zhupës së Dibrës, në fshatrat Ballancë, Prapanik, Selcë etj. Aty vazhdoi punën agjitative në popull dhe udhëhoqi një aksion të armatosur kundër një autokolone në rrugën Strugë-Dibër.

Okupatori, në bashkëpunim të ngushtë me parinë reaksionare të Dibrës, organizoi gjatë dimrit 1943-1944, një operacion të rreptë. Hibja hyri ilegalisht në qytetin e Dibrës dhe, duke kaluar nga njëra shtëpi në tjetrën, u tregoi qytetarëve se parrullat helmatuese të armikut ishin të gënjeshtra, se partizanët s’do vononin të ktheheshin përsëri për ta goditur përfundimisht armikun dhe tradhëtarët.

Në pranverën e vitit 1944, Hibja u hodh rishtazi në batalionin partizan të Dibrës dhe, që me organizimin e Brigadës XVIII-të Sulmuese, më 18 Gusht 1944, u caktua zëvendëskomisare e kompanisë së dytë të batalionit të 4-t, i cili më 16 Shtator 1944, mori urdhërin që të hidhej në Kërçovë në ndihmnë të brigadave shqiptaro-maqedonase për të çliruar qytetin. Gjashtë ditë e gjashtë net udhëtoi Hibja, megjithëse u lodh shumë, nuk u dha. Me këngën partizane në gojë, me optimizmin e thellë ajo frymëzonte edhe shokët, për të kapërcyer vështirësitë e rrugës, të mungesës së ushqimeve etj.

Gjatë luftës, në një cast kritik, përpara kompanisë së dytë doli detyra që, një skuadër, me kundërsulm, të zaptonte një lartësi e që aty të mbronte tërheqjen e kompanisë dhe të gjithë batalionit. Hibe Palikuqi u vu në krye të kësaj skuadre dhe me breshëri automatiku u sul drejt kodrës, por mitrolozi armik e plagosi rëndë dhe ajo ra heroikisht më 23 Shtator 1944, në luftimet që zhvilloi brigade ku ajo merrte pjesë për çlirimin e Kërçovës.

Rapsodi popullor dibran, për të përkujtuar heroizmin e kësaj trime, ka thurrur këto vargje:

“Shumë kish vuejt kjo Dibra plakë,/kudo tym e kudo flakë./Kish vuejt shumë, por nuk u shtrue,/brof në kambë populli u çue./Brigad t’re na ka formue,/N’at kërçovë na paske shkue,/Gjermani para i ka vue,/Shumë armiq o i ka farue./Kush asht ajo që prin m’at anë?/Po thotë Hibja – Para partizanë!/Fyt për fyt me nazi-fashista…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.