Kreu Ditar Muhamet Gjollesha dallohej per atdhetari

Muhamet Gjollesha dallohej per atdhetari

709
0

-Me rastin e 77 vjetorit te renies

-Përpara litarit lapidar betoni, u ngrit Muhameti, Ai ajkë trimi-

“Muhamet Gjollesha,

në të bukurat lule,

me gjak heroizmi

në themele vure”!

Ai mëngjes i 29 Shkurtit 1944, ka mbetur në mendjen shokëve të tij luftëtarë. Para ish furrës elektrike në Pazarin e Ri, diçka kishte ndodhur. Një njeri i varur dhe në xhepat e pantallonave i kishin mbetur të hapura, si duket nazistet dhe spiunët e tyre donin të siguroheshin se në ato xhepa muk kishte gjë… I varur në litar, ishte Muhamet Gjollesha.

Muhamet Gjollesha u lind në fshatin Lazarat të Gjirokastrës në vitin 1914. Në vitin 1934, kreu shkollën teknike dhe doli gjeometër. Ai mori pjeëë në Luftën NÇl që në vitet e para. Veprimtari të veçantë do të kryente në zonën e Burrelit dhe në Tiranë. Në Shkurt të vitit 1944, vjen me detyrë të veçantë në Tiranë.

Biografia e këtij trimi lazaratas është shkruar me gjakun e vet, si dhe e dëshmorëve të tjerë. Ishte rritur në gjirin e një familjeje m e tradita të hershme atdhetare. I ati i tij, Bido Latifi (Gjollesha) ishte kultivuar shpirti patriotic i djaloshit. Vetë i ati i tij ishte kryetar i delegacionit të Lazaratit në përkrahjen e Qeverisë së plakut të urtë Ismail Qemali kur në Vlorë u valëvit Flamuri Kombëtar dhe u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Xha Bidua ishte pjesmarrës me armë në dorë përkrah Selam Musait duke kryesuar 36 djem lazaratas në Luftën e Vlorës më 1920 dhe në vitin 1924, përkrahës aktiv me shumë bashkëfshatarë në mbështetje të Qeverisë Demokratike të Nolit. Ku ishin ngjarjet e mëdha kombëtare, atje gjeje edhe Bido Gjolleshën.

Qëndrimi patriotik i familjes së Muhametit nuk ishte i rastit. I atij i atij kishte lidhje miqësore me xhaxhain e Shefqet Peçit dhe më vonë me vetë Shefqetin. Ishte kjo miqësi e pastër patriotësh, që u ngrit në nivelin më të lartë gjatë viteve të zjarrta të LANÇ. Në këtë rrugë patriotike ecte edhe Muhameti, në karakterin burrëror të të cilit dukej qartë mendja dhe dora e babait të vet, që ndikonte në brumosjen e tij. “Bëmë baba, të të ngjaj”. Dhe Muhameti dallohej për atdhetari, trimeri dhe urrejtje ndaj armiqve pushtues e veglave të tij ballisto-zogist.

Muhamet Gjollesha kishte zgjuarsi natyrore, shkathët, vullnet, vendosmëri e guxim. Kjo dukej që në vogëlinë dhe në rininë e tij. Mbaroi shkëlqyeshëm shkollën fillore të fshatit dhe vazhdoi me zell shkollën Teknike në Tiranë, të cilin e mbaroi me rezultate të larta. Dinte tri gjuhe të huaja: anglisht, frengjisht e italisht. Shihte varfërinë e popullit, padrejtësitë e Zogut dhe në rrethe shokësh fliste kundër regjimit të tij. Në vitin 1937, u emërua në zyrën e Punëve Botërore n ë Shkodër. Këtu, krahas detyrës shtetërore kryente veprimtari patriotike, i lidhur me të rinj revolucionarë si Perlat Rexhepi, Branko Kadia etj. Ra në sy të autoriteteve dhe transferohet në zyrën e Punëve Boterore të Matit.

Edhe në Mat vazhdoi të veprojë. U njoh me njerëz të shtresave të varfëra dhe gjeti terren të përshtatshëm të agjitonte kundër fashizmit Italian që përgatitej për pushtimin e vendit tonë dhe politikes antipopullore të Zogut. Erdhën ditë që ai të lidhet me çetën partizane të Matit dhe të japë një kontribut të çmuar kudër pushtuesve fashistë, sidomos për organizimin e luftës popullore të 31 Marsit 1943, që tronditi thellë fashistët dhe mbështetësit e tyre vendas. Vuantë nga një këmbë që në moshën e adoleshentit, por nënpetkun e punës së gjeometrit e të inxhinierit ai lëvizte dhe mbante lidhje me njerëz të besës dhe vepronte për tërheqjen e tyre në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare “Edhe pse plaga/e këmbës tepër e mundonte/trupi i Muhametit si mallet qëndronte”.

Në vazhdim të punës së tij në favor të LANÇ, Muhameti vepronte në gjirin e çetës së Matit, në bashkëpunim edhe me çetën e Dibrës dhe për çlirimin e Krujës. “Këngë trimërie/revolver i këndonte/në zemër të hasmit/hesape qëronte./Qëllonte në shenjë/dora e Muhametit/shtrinte gjakësorë/rrugëve të qytetit”.

Veprimtaria revolucionare e Muhamet Gjolleshës shtrihej dhe njihej që nga Gjirokastra, Vlora, Durrësi, Berati, Shkodra, Mati, Tirana. E ku nuk ndihej fjala dhe krisma e labit lazaratas! “E njohu Tirana, Berati, krismë topi, Ai vepronte trimërisht duke demaskuar pushtuesit e huaj, ballistët e legalistët si bashkëpunëtorë me ta, deri dhe me emra, të cilët përpiqeshin të kapnin e të hakmerreshin kundër tij. Dhe këtë e arritën.

Në darkën e 28 Shkurt 1944,fashistët gjermanë e arrestuan dhe në mënyrë barbare, pa gjyq, e kishin varur të nesermen në mengjes në skelën e një ndërtesën që po ngrihej në pazarin e Tiranës…Muhamet Gjollesha…me litar në fyt kishte thirrur përpara armiqve “Rroftë Shqipëria! Poshtë tradhëtarët!”.

Ashtu me beretën në kokë, me shallin e kuq që ja valëviste era e asaj dite Shkurti, e panë Muhametin shokët e tij, ish-nxënësit e shkollës teknike që mbaruan me të në vitin 1936 dhe dolën gjeometra. Ai mbeti me biletën e udhëtimit në xhep, për të qëndruar kurdoherë pranë tyre, për të udhëtuar gjithnjë së bashku me shokët e tij. U shua një yll, që nuk shuhet kurrë,  biri 30 vjeçar i Lazaratit.

Emri dhe vepra e luftëtarit të Lirisë nga Lazarati, Muhamet Gjollesha, mbetet i përjetshem. Historia nuk i fshin heronjtë. Figurat e saj i ngre lart e më lart dhe shkruhet me gjakun e tyre. Dhe ajo që shkruhet me gjak, nuk mund të rishkruhet me bojë, ashtu si historia e shkruar me grykën e pushkës, nuk mund të rishkruhet me majën e penës e të mohohet.

Po e mbyll këtë shkrim me keto vargje kushtuar dëshmorit Muhamet Gjollesha: “Atje brenda në Tiranë/Lule Muhamet, o djalë/kur luftoje me gjermanë/me të shiturit tradhëtarë/dy spiuna pas të ranë/sa të zunë nuk t’u ndanë/e të varën në litar…”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.