Kreu Aktualitet Programi Kombëtar i Rilindjes së 300 Qendrave Shëndetësore

Programi Kombëtar i Rilindjes së 300 Qendrave Shëndetësore

648
0

Në qarkun e Beratit, 4 qendra shëndetësore po i nënshtrohen rikonstruksioni në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes.

Qendrat shëndetësore që po i nënshtrohen rikonstruksionit janë në Lagjen 1 Maji, Kozarë, Qafë Dardhë dhe Poliçan.

Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë e programit për investimet në shëndetësi.

“Mirëmëngjes, dhe me kantieret e qarkut Berat, në kuadër Programit Kombëtar të Rilindjes së 300 Qendrave Shëndetësore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

300 qendra shëndetësore të cilat prej shumë vitesh ishin lënë në harresë do të rindërtohen brenda këtij mandati qeverisës, 90 prej të cilave brenda vitit 2019.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.