Kreu Aktualitet Spitali Rajonal Memorial Fier, 9 mijë pacientë në 3 muaj

Spitali Rajonal Memorial Fier, 9 mijë pacientë në 3 muaj

326
0

Në spitalin Rajonal Memorial Fier vetëm në 3 muaj janë trajtuar mbi 9 mijë pacientë, falë bashkëpunimit të stafit të përbashkët shqiptaro-turk.

Kryeministri Edi Rama solli sot dëshmi të pacientëve të trajtuar në këtë spital, të cilët shprehen mjaft të kënaqur nga shërbimet dhe kushtet bashkëkohore që ofrohen.

Rama tha se nga hapja e këtij spitali janë kryer me sukses edhe 100 operacione.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i ndërtuar në një kohë rekord, investim i Republikës së Turqisë, ofron shërbime të nivelit terciar për të gjithë rajonin e jugut.

Me një kapacitet 150 shtretër, në këtë spital po aplikohet për herë të parë modeli i autonomisë spitalore.

Spitali Memorial Rajonal Fier ofron shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardiovaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.